• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Brenda një viti humbi 100 kg

Publikuar: 02.08.2012 - 10:49

Jozgat, 2 gusht - Më parë konsumoja 3 pica në drekë, pija 3 litër Cola dhe haja 1 kg akullore, shprehet Murat Ildemir. Ja historia e ndryshimit të madh.

Ky 38 vjeçar nga Jozgati i Turqisë, Murta Ildemir, ka arritur të dobësohet me 100 kg me anë të operacionit by-pas të stomakut, transmeton Start njoftimin.

“Më parw konsumoja 3 pica në drekë, pija 3 litër Kola dhe haja një akullore. Kur mbaroja pyesja kamarierin, a ka më?. Më parw vishja rroba të porositura me masën 70, tani masa ime është 31. Tani jam shumë mire”, shprehet Murat Ildemir,  i cili ka rënë nga 170 kg në 70 kg.

Murat Ildemir, i cili prej një kohe të gjatë jetonte në Gjermani kishte filluar të shëndoshej pas vitit 1995 për shkak të problemeve familjare. Në atë periudhë Ildemir nga 70 kg shkoi në 170 kg. Pasi jeta iu shndërrua në një ferr për shkak të kileve të tepërta, doktorët në Gjermani nuk i dhanë shpresë për operacionin by pass të stomakut duke thënë se është i rrezikshëm, por operacionin e vështirë e realizuan vitin e kaluar mjekët e spitalit të universitetit Haxhetepe të Ankarasë.

“Pas ndarjes nga bashkëshortja në vitin 1995 fillova të shëndoshesha shumë shpejt dhe nga pesha normale 70 kg arrita në 170 kg. Në vitin 2002 dola në pension dhe u ktheva në Turqi. Në vitin 2003 u martova përsëri, por edhe kjo martesë nuk shkoi gjatë dhe u divorcova. E kisha të vështirë të ecja për shkak të kileve të tepërta.

Netëve gërhisja shumë. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe nuk dilja nga shtëpia . Gjatë kohës që isha në Gjermani dhe kisha një peshë 130 kg, mjeku nuk më operoi nga frika se do të vdisja nga një ndërhyrje e tillë. Por pas një operacioni të realizuar këtu në Ankara shpëtova dhe u ktheva në normalitet”, u shpreh Ildemir pas operacionit.

“Më parw haja shumë më tepër. Pas operacionit fillova dietën të cilën e kam ndjekur me përpikmëri. Dhashë 100 kg për një vit. Tani jam 70kg. Tani që jam dobësuar dhe ndihem shumë mirë. Nuk mund të ha më si më parw edhe po të dua. Më janë pakësuar dhe shqetësimet që kisha në të ecur. Kur isha i shëndoshë vishja rroba të porositura të një mase 70 ndërsa tani vesh masën 31. Jam shumë i lumtur që po vesh rrobat të cilat i vishja para se të shtoja në peshë. Të gjithë personave që kanë një shqetësim të tillë u sugjeroj të njëjtën mënyrë kurimi”, u shpreh ai.

Është një ndërhyrje kirurgjikale e përdorur për kurimin e obezitetit. Në fillim zvogëlohet  kapaciteti i stomakut dhe si rrjedhojë zvogëlohet dhe sasia e ushqimit që mund të marrë i sëmuri. Së dyti minimizohet dhe përthithja e ushqimeve për shkak të shkurtimit të rrugës së zorrës së hollë. Gjatë operacionit në pikën ku bashkohet stomaku me ezofagun vendoset një stomak i dytë 30-40 cm me anë të një mjeti të veçantë stapler.

Në këtë mënyrë mbetet një hapësirë e vogël stomaku dhe më pas pjesa tjetër . Në të njëjtën kohë mundësohet lidhja duke krijuar një stomak në mes të  zorrës së hollë dhe stomakut. Lidhja e re në mes hapësirës së stomakut dhe zorrës së hollë quhet Roux en Y. Kështu ushqimi i ardhur nga ezofagu  e bën by-pass pjesën më të madhe të stomakut dhe një pjesë 60-70 cm të zorrës së hollë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°C
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell