Pjepri që kushton 10 mijë dollarë

Artikujt tjerė
- Pjepri që kushton 10 mijë dollarë
- Shkrirje masive e akujve të Groenlandës
- Ende vibrojmë nga goditja e para 100 milionë vjetëve
- Astronautët: Në gjithësi vjen erë e metalit të nxehtë
- Pamjet më spektakolare nga atmosfera e Diellit
- Shalqiri më i rëndë, 119 kilogramësh
- Indianët amerikanë festojnë lindjen e bizonit të bardhë
- Në New York hapet bari që shërben vetëm ujë
- Në jug të Afrikës u zbulua një det nëntokësor
- Për 10 euro blini shtëpinë e ëndrrave!
Hokaido, 25 korrik - E qujanë Yubari king, por ajo që e bën veçanërisht special këtë pjepër është çmimi i tij.
Është pjepri më i shtrenjtë në botë dhe kush e ka provuar flet për një tul të butë dhe të ëmbël, përveçse një forme perfekte.
Është e vërtetë, ka raste që fitojmë 10 ose 20 mijë dollarë për një çift pjeprash, por këto shitje janë të veçanta dhe blerësit e tyre janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shifre, shprehet kultivuesi i kësaj bime Hideyuki Toyota, transmeton agjencia Noa.
Ai sqaron se këta pjepra lahen disa herë në ditë dhe se të gjithë banorët mbjellin pjepra të tillë, madje këmbejnë edhe farat me njëri tjetrin
Mësohet se para se të dalin në shitje, pjeprat që shiten zakonisht çift, i nënshtrohen një përzgjedhje rigoroze dhe nëse nuk plotësojnë disa cilësi, nuk e marrin etiketën Yubari.







