Në New York hapet bari që shërben vetëm ujë

Artikujt tjerė
- Në New York hapet bari që shërben vetëm ujë
- Në jug të Afrikës u zbulua një det nëntokësor
- Për 10 euro blini shtëpinë e ëndrrave!
- Trojet në Hënë, deri tash janë blerë nga 2.5 milionë njerëz!
- Qeni lind mace shkenca e cilëson të pamundur
- Taksi i shndërruar në dhomë hoteli
- Nxorën nga fundi i oqeanit 48 tonë shufra argjend
- Nazistët planifikuan atentat me bombë-çokollatë mbi Churchillin
- Arrestohet për të 170-ën herë, e tradhtoi veshja
- Zbulohen sutiene të vjetra 600 vjet!
New York, 21 korrik - Në New York është hapur bari i parë që shërben vetëm ujë për klientët dhe bëhet fjalë për ujë rubineti, i cili shitet 1 dollar gota.
Bashkëpronari Adam Ruhf i tregoi agjencisë Reuters mbi biznesin e çuditshëm dhe i dha shpjegime edhe për justifikimin që i bëhet shitjes së ujit të çezmës, transmeton TCH.
Trupi i njeriut përbëhet nga 60-70% ujë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të pinë ujë çdo ditë dhe patjetër që ai duhet të jetë sa më i pastër. Tek ne, kjo realizohet përmes një procesi të sofistikuar purifikimi. Uji i nënshtrohet një filtrimi 7-fazësh, trajtimesh magnetike, katatilike, e të tjera si këto, që e bëjnë 100% të sigurtë, tregoi Ruhf.
Për ata që kërkojnë shëndet akoma më të mirë ofrohet ujë i pasuruar me vitamina, minerale dhe elektrolite. Ai inkurajon një përzierje suplementesh për të krijuar një tonik. Sigurisht, kjo vjen me çmim ekstra.
Mund ti shtosh ujit ekulibrat e PH-it, elektrolitë, çdo element natyror që i bën mirë shëndetit. Mund të bëhet. Në bar uji shitet me shishe plastike e qelqi, megjithatë klientët inkurajohen të sjellin edhe enët e veta, nëse do te duan, tha më tej Ruhf.
Një gotë ujë është 1 dollar, një gallon apo 3,8 litra dhe kushton 3 dollarë dhe për 19 litra ujë duhet të japësh 10 dollarë. Klientët që e provuan ujin thonë se u pëlqen. Është shumë i mirë, i pastër dhe ka një shije të këndshme, shprehet njëri prej tyre.
Në Shtetet e Bashkuara industria e ujit të ambalazhuar është mjaft fitimprurëse e deri në 2015-ën, sipas ekspertëve, përfitimet e saj mund të mbërrijnë në 125 miliardë dollarë.










