Në Kinë zbulohen male me ngjyra

Artikujt tjerė
- Taksi i shndërruar në dhomë hoteli
- Nxorën nga fundi i oqeanit 48 tonë shufra argjend
- Nazistët planifikuan atentat me bombë-çokollatë mbi Churchillin
- Arrestohet për të 170-ën herë, e tradhtoi veshja
- Zbulohen sutiene të vjetra 600 vjet!
- Gjen makinën që i ishte vjedhur para 42 vjetësh
- Shkëputet ajsbergu dy herë sa Manhatani
- Ishulli grek kërkon ti bashkohet Austrisë
- Aurora Australisë, e pashoqe (video)
- Trevjeçari që nuk fle kurrë
Nijiaying, 17 korrik - Në fshatin Nantaizi të qytetit Nijiaying të Kinës së largët, natyra ka shfaqur artin e saj të vërtetë në pikturë duke krijuar një peizazh shkëmbor me ngjyra të ndryshme, ku mbizotëron e kuqërremta, njëlloj si në një pikturë, transmeton Starti shkrimin.
Pavarësisht se të krijojnë ndjesinë e një vepre arti impresioniste, këto peizazhe të pabesueshme nuk janë pikturuar nga një penel me bojëra vaji, por thjesht janë pamje të kores së tokës të skalitura nga natyra.
Formuar nga shtresa me gurë ranor të kuqërremtë, terreni me kalimin e kohës është gërryer derisa ka krijuar forma shkëmbore me ngjyra të pazakonta.
Zona piktoreske është e popullarizuar nga shumë turistë, të cilët vijnë për të shijuar pamjet duke shëtitur në këmbë dhe me varkë nëpër zonë, në të cilën mund të gjenden shtëpi karakteristike të atij lokaliteti, por edhe tempuj budist.
Këto shkëmbinj të veçantë me ngjyrë të kuqërremtë të fortë gjenden vetëm në Kinë dhe janë shkëmbinj jo shumë të vjetër në moshë.


selim sellimi18.07.2012/11:31
shyqyr qi nuk ka fal zoti kete bukuri se moti e kishim shit

bubrreci17.07.2012/23:16
shum bukur

KOSOVA REPUBLIK17.07.2012/17:38
O LUMET KINEZT QFARNATYRE PASKAN SA TE BUKUR.

andina17.07.2012/11:37
ca s'ka n'Kine...










jona20.07.2012/15:54
Edhe ne kosove ka bukuri natyrore jo veq ne kin