• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kryetari i një komune në Itali do t’ia vë shkollës emrin e Musolinit

Publikuar: 14.07.2012 - 18:54

Kryetari i një komune në veri të Italisë ka propozuar shkolla e vjetër e dikurshme lokale të merr emrin e Benito Musolinit, diktatorit fashist, i cili në fillim të shekullit 20 ishte mësues në këtë shkollë, shkruajnë mediat lokale.

Musolini (1883-1945) më 1902 ka qenë mësues-zëvendësues në shkollën fillore, e cila më pastaj u shndërrua në një sallë me më shumë dedikime.

Kryetari i komunës së Pieve Saliceto di Gualtieri, Giovani Toti, nga partia e Berluskonit, ka propozuar që ndërtesa të quhet "Benito Musolini, mësuesi".

 - Nuk dua të zmadhoj figurën e Musolinit, si shef të fashistëve, por të përkujtojë se se ka qenë mësues në fshatin Pieve Saliceto, tha Toti, raporton agjencia italiane ANSA.

Të vjetrit në fshat. Fëmijët e atëhershëm dhe nipërit e atyre që e e patën Musolinin mësues, thonë se Musolini ishte i rreptë, por gjithnjë mësues i përgatitur mirë, ka sqaruar Toti.

Zyrtarët e tjerë të këtij vendi e kundërshtojnë propozimin e kreut të komunës, jo vetëm pse Ligji i vitit 1952 ndalon zmadhimin e fashizmit, por edhe për faktin se këtë fshat Musolini e kishte vizituar një herë gjatë kohës kur ishte diktator. 

Komente (1)

xogi14.07.2012/20:20

syt e msuesit i ka. Edhe tek ne plot msuesa apo arsimtar ka ne qeveri.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu