• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Treni kalon mbi të, shpëton pa pasoja

Publikuar: 07.07.2012 - 09:11

Ferizaj, 7 korrik - Teuta Sejdiu nga Ferizaj ka qenë me fat të premten. Një kompozicion i trenit ka kaluar mbi trupin e saj, në afërsi  të supermarketit “Viva Fresh”, por për çudi ajo nuk kishte pësuar asnjë dëmtim. “Po,  gjatë qarkullimit të trenit në relacionin Hani i Elezit - Fushë-Kosovë, rreth orës 12:50, ka ngjarë një aksident i pazakonshëm. Nga pakujdesia, gjatë kalimit mbi hekurudhë në vendin ku nuk ka kalim të shënuar, një qytetare ka përfunduar nën rrotat e trenit, por për fat i tërë kompozicioni ka kaluar mbi trupin  e saj, por e shtrirë përdhe ajo ka arritur të shpëtojë pa asnjë lëndim”, ka pohuar Agim Gashi, zëdhënës i Policisë.  Po ashtu, Gashi ka bërë të ditur se personi është Teuta Sejdiu dhe ajo pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi. Për shkak të rrjedhave fatlume të rastit, zëdhënësi Gashi ka pohuar për gazetën se zyrtarisht nuk është hapur fare rasti në polici, shkruan sot “Koha Ditore .



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell