Libri që vetshkatërrohet nëse lexohet ngadalë

Artikujt tjerė
- Libri që vetshkatërrohet nëse lexohet ngadalë
- U gjetën gjurmët e një qytetërimi të zhdukur
- Hidhet nga 120 metra, nuk vdes (video)
- Në Londër inaugurohet ndërtesa më e lartë në Evropë
- Dy peshkaqenë për 10 sekonda e hëngrën peshkun 272 kg (Video)
- Ha 68 hot-dogë për 10 minuta
- Gjyshi 92 vjeç tërheq me dhëmbë automobilin
- U gjet libri i rrallë
- Tri gratë e braktisën Tom Cruisin kur mbushën 33 vjet
- Macja i mbijeton larjes në lavatriçe
Buenos Aires, 6 korrik Një shtëpi botuese e Argjentinës ka lansuar një koncept jo të zakonshëm të librit i cili vetshkatërrohet nëse blerësi nuk e lexon shpejt.
Këta libra duhet të lexohen me një frymë. Nuk ekziston mundësia që të nisni një kapitull dhe të harrohet ai libër, për ti kthyer pas disa javëve apo muajve leximit.
Libri i hapur një herë duhet të lexohet më së shumti për dy muaj, pas së cilës periudhë ndodh vetshkatërrimi.
Projektin e quajtur El Libro que no Esperar Puede (Libri që nuk mund të presë) e ka lansuar shtëpia botuese Cadencia Eterna, me qëllim të promovimit të autorëve të rinj. Nëse njerëzit nuk i lexojnë librat e tyre të parë, ata kurrë nuk do të botojnë librin e dytë, thonë promovuesit e këtij projekti.
Librat vetshkatërrues shiten në ambalazh plastike. Pasi të hapen një herë, ngjyra e shkronjave fillon të zbehet dhe blerësit i mbeten në dispozicion vetëm 60 ditë për ta përfunduar leximin. Pas dy muajve nga libri mbeten vetëm kopertinat dhe faqet e boshatisura.
Në këtë shtëpi botuese pohojnë se librat që veshkatërrohen u pëlqejnë shumë lexuesve, duke shtuar se i tërë editimi i librit të parë të tillë është shitur për vetëm një ditë.








