Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 milionë dollarë

Artikujt tjerė
- Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 milionë dollarë
- Blen xhinse, në xhep gjen diamantin
- Madonna frikësohet nga vjedhja e ADN-së së saj
- Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
- Në vitin 2015 nisin pushimet në Hënë
- Mendoi se do të vdiste, shpenzoi të gjitha paratë dhe - bankrotoi
- Diplomohet në moshën 73 vjeçare
- Koha mund të pushojë së ekzistuari?
- Bukuroshja e fjetur, bie në gjumë e zgjohet pas dy muajsh
- Majmuni toreador dhe qeni kal (video)
New York, 23 qershor - Është shitur për shifrën e 10 milion dollarë kopja personale e Kushtetutës së SHBA-ve të George Washingtonit, bën të ditur shtëpia e ankandeve Christies, transmeton TCH.
Libri, me shënimet e vetë presidentit të parë, është shtypur në vitin 1789, viti i tij i parë në detyrë.
Vlera fillestare e tij shkonte prej 2 deri 3 milionë dollarë, por oferta rriti çmimin për shkak të vjetërsisë 223-vjeçare të librit.
Historianët thonë se shënimet e Washingtonit janë ato që e bëjnë librin kaq të vlefshëm.
I lidhur me lëkurë libri është përshkruar në gjendje pothuajse të pacënuar dhe i vulosur me stemën e familjes Washington.
Ai gjithashtu përmban aktet e para të Kongresit, të cilat përfshinin legjislacionin për të krijuar shtetin, gjyqësorin, departamentet e mbrojtjes dhe thesarit të qeverisë.








