• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Publikuar: 23.06.2012 - 14:44

Ham Lake, 23 qershor - Deb Thompson, 53 vjeçare, shkoi në një dyqan të firmës “Goodwill” për të blerë xhinse sipas porosisë së vajzës së saj me çmim prej 3.99 dollarë amerikanë, kurse pasi i sjelli në shtëpi, në xhepin e djathtë të tyre gjeti një unazë me diamant, që vlen rreth 6 500 dollarë. “E nxora unazën dhe u ula bashkë me vajzën time dhe të fejuarin e saj, e hapa shuplakën e dorës ku e mbaja unazën dhe iu tregova. Që të tre njëkohësisht brohoritëm Uau. Atëherë më shkoi mendja se me siguri ndonjë i fejuar apo burrë e ka humbur këtë unazë dhe tash nuk mendon më të blejë tjetër për të dashurën”, tha Deb për ABC News.

Deb dhe punëtorët e dyqanit “Goodwill” tashti po tentojnë të gjejnë pronarin e unazës. Në Facebook kanë krijuar faqen “Gjërat e humbura dhe të gjetura”, dhe deri tash kanë marrë shtatë e-maila nga njerëz që pohojnë se ata janë pronarë të unazës.

“Dëshiroj që e tërë kjo të përfundojë në këtë mënyrë: që dikush të vijë e të thotë se e ka humbur unazën dhe pastaj ta dëshmojë pronësinë mbi unazën me faturën për blerjen e saj. Kjo ende nuk ka ndodhur, por do të shohim pas pak kohe”, tha ajo.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell