Zogu spiun i Izraelit

Artikujt tjerė
- Supergjyshja Tamae Vatanabe, 73-vjeçare pushton Everestin
- Zogu spiun i Izraelit
- Femrat e shëmtuara, ilaçi zimbabvian kundër AIDS-it
- Njeriu pa gjymtyrë që përshkon botën me not
- Qaforja që monitoron shëndetin e qenit
- Burimet biologjike të Tokës janë reduktuar në 1/3
- Njëmbëdhjetë vjeçarja pushton majat e shkëmbinjve
- Bosnja mbulohet nga bora në maj, ska bë vaki 50 vjet
- Hotel në hapësirë
- E dinin të vdekur, ringjallet gjatë funeralit
Gaziantep, 19 maj Të gjesh kafshë të ngordhur nuk është përvojë e këndshme për askënd.
Por, kur banorët e një fshati juglindor turk panë një zog të ngordhur shtegtar, një gjë e tillë krijoi telashe të mëdha. Çuditërisht fshatarët menduan se ky harabel i zakonshëm është agjent i shërbimit izraelit të spiunimit.
Sipas rrjetit televiziv britanik BBC, fshatarët filluan që të bëhen të dyshimtë rreth zogut që ishte gjetur në një fushë, për shkak se kishte një zinxhir metalik në këmbën e vet, në të cilin shkruante Izrael.
Pasi që vendosën se vrimat në hundën e zogut ishin shumë të mëdha dhe brenda tyre mund të ishte futur ndonjë mikroçip për spiunim, i përgatitur nga inteligjenca izraelite, fshatarët e thirrën policinë. Zogu i ngordhur më pas u dërgua tek ekspertët e qeverisë, që konstatuan se ai nuk ishte spiun.
Në një fazë, në hetime kishte qenë i përfshirë edhe njësiti për antiterrorizëm.
Zogu u ekzaminua nga zyra rajonale e Ministrisë turke të Bujqësisë.
Zyrtarët më pas u munduan që të siguronin banorët e fshatit në afërsi të qytetit Gaziantep se asgjë e pazakontë nuk ishte gjetur tek zogu.
Fshatarëve iu tregua se ishte normale që zogjve shtegtarë tu lidhej zinxhiri, në mënyrë që lëvizjet e tyre të përcilleshin.
Megjithatë, është dashur kohë para se zyrtarët në ministri ta bindnin policinë lokale se zogu i vogël nuk ishte kërcënim për sigurinë e Turqisë.
Komplotet e dyshimta izraelite janë në mesin e teorive më të besuara të konspiracionit në Turqi dhe mosbesimi i thellë i popullsisë, që ndikohet lehtë nga këto teori, ka krijuar një mani për të qëlluar këta zogj, të cilët shihen si mbartës të pajisjeve spiunuese izraelite.
Raportet midis dy shteteve janë përkeqësuar dy vjet më parë, pasi që nëntë aktivistë turq propalestinezë vdiqën gjatë një operacioni të forcave izraelite të sigurisë mbi një anije, e cila ishte nisur drejt Gazës.
legjenda. Fshatarët filluan që të bëhen të dyshimtë rreth zogut që ishte gjetur në një fushë, për shkak se kishte një zinxhir metalik në këmbën e vet, në të cilin shkruante Izrael









