Vitamina E dhe C nuk mbrojnë nga degjenerimi senil makular

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Studimi i ri i cili është kryer në më shumë se 14.000 meshkuj më të vjetër se 50 vjet, ka treguar që konsumimi i vitaminës E dhe C nuk mund të parandalojë zhvillimin e degjenerimit senil makular, shkaku kryesor i humbjes së shikimit te personat më të vjetër, të cilin e karakterizon atrofia ose degjenerimi i makulës.
Edhe pse disa studime të mëhershme kanë treguar që personat, të cilët konsumojnë më shumë antioksidantë kanë më pak rrezik nga degjenerimi senil makular, kjo megjithatë nuk i përjashton mundësitë tjera të shpjegimit të lidhjes së ushqimit ose stilit të jetesës me degjenerimin senil makular.
Të anketuarit janë ndarë në mënyrë të rastësishme dhe disa kanë marrë 400 njësi internacionale (IU) të vitaminës E në ditë ose placebo me 500 mg vitaminë C ose placebo.
Pas tetë viteve të konsumimit të vitaminës E dhe C, ose konsumimit vetëm të një prej vitaminave me placebo, ose konsumimit vetëm të placebos, është treguar që rreziku nga degjenerimi senil makular është gati identik për të anketuarit, të cilët kanë marrë vitaminat dhe të anketuarit që kanë marrë placebo.
Gjithsesi duhet të theksohet që ekziston një numër i madh i dëshmive që pirja e duhanit rrit rrezikun nga degjenerimi senil makular dhe që me shmangien ose ndaljen e duhanit mund të reduktohet rreziku nga degjenerimi senil makular.






