Paranoja e pasqyrës

Artikujt tjerė
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
Një femër sheh pamjen e saj në pasqyrë apo objekte të tjera reflektuese mesatarisht tetë herë në ditë, të paktën sipas përfundimit të një studimi të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, në Britaninë e Madhe.
Në mungesë të pasqyrës, një telefon celular dhe syzet e një personi të afërt janë dy prej objekteve më të zakonshme në të cilën gratë shikojnë veten e tyre.
Objekte të tjera popullore që zëvendësojnë pasqyrën e shtëpisë janë xhamat e dyqaneve apo pasqyrat e makinave në rrugë.
Nga anketimi, rezultoi se për shumicën e femrave, dukja është diçka që mbetet në mënyrë të përditshme në fokus, ndërsa flokët dhe tualeti janë dy gjërat kryesore në vëmendje.
Për 39% të të anketuarave, mënyra se si duken lidhet drejtpërsëdrejti me vetbesimin dhe humorin gjatë ditës, ndërsa 10% pranuan se janë aq të fiksuara me pasqyrën, sa që shikojnë vetëm të paktën një herë gjatë një ore.
Studimi, i cili u fokusua në anketimin e 2 mijë vajzave dhe grave të moshave të ndryshm në Britani, zbuloi edhe se një në dhjetë vajza adoleshente kryen tualet të paktën tre herë në ditë.








