Pirja e duhanit, përgjegjëse për një të tretën e karcinomave

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Gjysma e karcinomeve mund të parandalohet sikur njerëzit do të përqafonin stil më të shëndetshëm të jetesës, kanë vërtetuar shkencëtarët amerikanë.
Pirja e duhanit është përgjegjëse për një të tretën e karcinomeve në SHBA, ndërsa pesha e tepërt trupore për 20-përqindëshin tjetër. Kjo për SHBA-në nënkupton barrën ekonomike prej 226 miliardë dollarësh në vit për shkak të shpenzimeve të shërimit dhe humbjes së produktivitetit.
Shkencëtarët theksojnë që deri tre të katërtat e rasteve të kancerit të mushkërive në SHBA mund të shmangen sikur njerëzit nuk do të pinin duhan, theksohet në artikullin e publikuar në revistën "US Journal Science Translational Medicine".
Shkenca ka treguar që shumë raste të tjera të kancerit mund të parandalohen, për shembull me vaksinat kundër HPV (human papilloma virus) ose hepatitit, me çka parandalohet shfaqja e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të mëlçisë, ose me mbrojtjen nga ekspozimi i tepruar në diell i cili mund të shkaktojë kancerin e lëkurës.
Shoqëria duhet të shohë nevojën për ato ndryshime dhe të bëjë gjithçka për të përqafuar shprehitë e shëndetshme, thanë shkencëtarët,
Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe ndërprerja e duhanit janë kyç për parandalimin e gati gjysmës së karcinomeve, theksojnë shkencëtarët.









