Floridë: Mushkonja gjigante që depërtojnë edhe nëpër rroba

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
Miami, 7 mars Mushkonja super të mëdha të madhësisë së një monedhe të vogël metalike, e që mund të kafshojnë edhe mbi rrobat e veshura, do të bëjnë invazion në Floridë këtë verë, paralajmërojnë ekspertët. Një lloj special i këtyre insekteve të mërzitshme, ndonjë nga të cilat mund të jetë deri në 20 fish më e madhe sesa mushkonjat e rëndomta, dhe të cilat paraqesin rrezik madje edhe për të ashtuquajturat mushkonja Tigër, është përshkruar si jashtëzakonisht agresive.
Për arsye se vitin e shkuar kanë lëshuar vezë, mund të pritet invazion i tyre, thonë shkencëtarët, të cilët tërheqin vërejtjen që në sezonin e paraqitjes së tyre duhet bartur pantallona dhe mangë të gjata të këmishave. Por, mendohet që vetë kjo masë nuk do të mjaftojë, andaj rekomandohet edhe përdorimi i preparateve për dëbimin e tyre.
Psorofora ciliata, apo galiniper, ka gjatësinë e trupit rreth 1.2 centimetra dhe larë të ngjashme me mushkonjën tigër.
Kafshimi apo thumbimi i këtyre mushkonjave dhemb më shumë se ai i mushkonjave të zakonshme.
Ky lloj mushkonje supozohet se ka ardhur në Florida bashkë me uraganet e vjetme, ku kanë lëshuar vezët.
Edhe te ky lloj mushkonje kafshimin e njerëzve e bëjnë vetëm mushkonjat femra, derisa ato mashkullore ushqehen me nektar të luleve, ose edhe me larva të mushkonjave të llojeve të tjera. Sikundër mushkonjat e tjera, edhe këto gjigantet janë më aktive në mëngjes dhe në muzg.









