ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shkencëtari japonez parashikon cunami në Stamboll

Publikuar: 07.03.2013 - 20:06

Ankara, 7 mars - Për disa vite në rajonin e Detit Marmara pritet një tërmet me një intensitet prej 7 deri në 7.5 ballë të shkallës Richter, parashikon një ekspert japonez, shkruan gazeta turke “Radikal”.

Fumio Kaneno, ekspert i shërbimit për veprime gjatë katastrofave pranë Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë, në muajt e kaluar e ka hulumtuar aktivitetin sizmik në rajonin e Detit Marmara në observatorin sizmik Kandili në Stamboll.

Sipas Kanekos, mundësia e tërmetit në rajonin e Detit Marmara (Turqia veriperëndimore) është e lartë, por intensiteti nuk do të kalojë 7 deri në 7.5 ballë të Richterit.

Ai theksoi se qëndrueshmëria e ndërtesave në Turqi është dy deri në tre herë më e dobët nga ajo e ndërtesave në Japoni, për shkak se tërmete të tilla sipas intensitetit në të dy vendet do të kishin pasoja të ndryshme.

Sipas Kanekos, tërmeti në Marmara do të shkaktojë edhe cunami, që nuk do ta godasë fuqishëm Bursën, por do të ketë pasoja të mëdha për Stambollin.

Shkencëtari merr pjesë në projektin për ushtrime shkollore në Turqi me qëllim të rritjes së efikasitetit të ndikimeve të nxënësve gjatë tërmetit.

Komente (3)

Kujtim Svirca08.03.2013/10:14

Ishalla kurr nuk i hup fara Turkit. zoti i ndihmoft krej muslimaneve, poashtu njerzve te mire qe nuk ja dojne askujt te keqen.

Oksi08.03.2013/00:29

Shpresojme qe do te fundoset dhe metej presim nje fundosje tek serbet dhe ruset

jakupi07.03.2013/21:01

ISHALLA I HUP FARA TURKUT

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell