Tech Robotin eksplorues të Marsit Curiosity e vunë në gjumë

Artikujt tjerė
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
Passadena, 7 mars - Sipas të dhënave të Agjencisë aerokozmike amerikane, plazma e tejnxehur, e cila përfaqëson në vetvete një rrymë të fuqishme protonesh, elektronesh dhe elementesh të rëndë, po rend drejt Planetit të Kuq me një shpejtësi prej disa milionë kilometrash në orë.
Manifestime të tilla të aktivitetit diellor mund të shkaktojnë stuhi magnetike, të prishin punën e linjave të energjisë elektrike, të pajisjeve elektrike dhe sateliteve pranë Tokës. Në NASA vendosën të sigurohen dhe me ndihmën e komandave nga Toka fikën pajisjet e furnizimit me energji të robotit eksplorues të Marsit (ang. Mars Rover) Curiosity.
Roboti eksplorues i Marsit mbërriti në Planetin e Kuq në gusht të vitit 2012 për të hetuar kraterin Gale.







