ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Karakteristikat e iPad mini dhe iPad 4 të posaprezantuarë nga Apple

Publikuar: 29.10.2012 - 16:21

Pas rreth një viti hamendësimesh dhe thashethemesh se kur dhe a do ta prezentojë fare Apple versionin më të lirë dhe më të vogël të tabletit të vet iPad, kjo më në fund ndodhi – tableti punon me procesor A5, ka ekran 7,9 inçësh me rezolucion prej 1024x768 pixelësh, kamerën 5-megapixelëshe, kompatibilitet me konektorin Lightning dhe baterinë e cila mund të qëndrojë deri 10 orë.

Ky tabletth kushon 330 dollarë në variantin më të lirë me 16 GB memorie për ruajtje të të dhënave. Modeli me 32 GB kushton 430 dollarë, ndërsa ai me 64 GB 530 dollarë. Përveç kësaj trashësia e iPad mini është 7,2 milimetra, ndërsa peshon vetëm 300 gramë.

Apple ka prezentuar edhe kushëririn paksa më të pjekur të tij për ata me xhep më të thellë, iPad 4, gjegjësisht iPadin e gjeneratës së katërt. Ky tablet punon në procesorin dyfish më të shpejtë A6X, ka kamerë HD 720p në anën e përparme, konektor Lightning, baterinë e cila po ashtu mund të qëndrojë 10 orë, ndëras versioni 16 GB do të kushtojë 500 dollarë. iPad 4 duket njëjtë sikurse edhe ai i gjeneratës së tretë.

Të dy tabletët do të fillojnë të shiten më 2 nëntor.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell