ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çaji nga xhenxhefili, dobi të shumëfishta veçmas në dimër

Publikuar: 27.10.2012 - 11:52

Zingiber officinale, ose xhenxhefili, është bimë që në mjekësinë kineze përdoret tash e disa mija vjet për zbutjen e problemeve me tretje, me sistemin e frymëmarrjes e madje edhe për tejkalimin e dobësive të mëngjesit të shtatzënat. Mirëpo, hulumtimet e viteve të fundit sugjerojnë që xhenxhefili ka edhe efekt kundër infeksioneve, pastaj efekt analgjetik dhe antipiretik, pra për uljen e temperaturës së trupit. Me fjalë të tjera, xhenxhefili është mjet i shkëlqyeshëm që mbron nga ftohja, virozat e ndryshme acarimet e sistemit të frymëmarrjes.

Me përdorimin e shpeshtë të çajit nga xhenxhefili me limon është e mundshme të përmirësohet veprimi i sistemit imunizues gjatë dimrit, dhe njëkohësisht të zbusë lodhjen dhe rraskapitjen e organizimit. Pos kësaj çaji nga xhenxhefili nxit qarkullimin e gjakut, nxeh organizmin, përshpejton djersitjen e me këtë edhe nxjerrjen e materieve helmuese nga organizimi.

Xhenxhefili është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me sistemin e tretjes, andaj preferohet që t’i shtohet gjellës. Një pikë e vetme e vajit eterik të xhenxhefilit në një gotë ujë parandalon ngërçet dhe fryrjen e stomakut pas një racioni të tepruar të ushqimit.

Efekti më i mirë arrihet kur përdoret xhenxhefili i freskët. Mjaftojnë vetëm disa centimetra rrënjë të xhenxhefilit, që duhet të pritet në fletëza të holla, që vlohen ngadalë rreth 10 minuta në ujë. Pas kësaj hidheni në filxhan dhe e ëmbëlsoni sipas dëshirës, më së miri me mjaltë. Me xhenxhefil mund të pasuroni edhe shitjen e komploteve apo pijeve të ndryshme perimet.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C