Një armë për të luftuar minat

Artikujt tjerė
- E pabesueshme, jashtëtokësorët që moti gjenden në Planetin tonë!
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
Mund të duket si një top gjigant i ardhur nga një botë tjetër, por kjo është pajisja që mund të shpëtojë jetën e mijëra personave çdo vit.
E ndërtuar me shkopa bambuje, hekur dhe plastikë, pajisja sferike është e specializuar për shkatërrimin e minave anti-njeri dhe mund të zëvendësojë kërkimet e lodhshme që bëhen manualisht nga ushtarët.
Pajisja jep garanci të plotë në shpërthimin e minave që ndesh në rrugën e saj, ndërsa është e pajisur me një sistem të orientimit hapësinor, që e bën atë të jetë në gjendje të kontrollojë çdo zonë të dyshuar për mina.
E prodhuar në mënyrë artizanale dhe me një kosto fare të lirë, topi mund të shkatërrojë deri në katër mina, përpara se të bëhet i papërdorshëm.
Për më tepër, ajo që e bën këtë pajisje kaq të sofistikuar, është aftësia për tu telekomanduar në distancë, duke qenë kështu në gjendje që të eliminojë minat pa asnjë rrezik për ushtarët që merren me këtë punë.
Projektuesi i pajisjes, Massoud Hassani është afgan, që u largua nga vendi i tij në moshën 14-vjeçare, pasi një pjesë e familjes mbeti viktimë nga një minë, e vendosur prej talibanëve, transmeton TCH.
Mbase e vetmja e metë e saj është që nuk mund të përdoret nëpër terrene malore e pyjore.










