ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Guri tokësor në Mars

Publikuar: 13.10.2012 - 17:08

Pritej të ishte thjesht një tjetër gungë e parëndësishme në sipërfaqe, por guri i parë i këqyrur me kujdes nga sonda e NASA-s në Mars ishte më interesant se kaq. Objekti piramidal, i mbiquajtur “Jake Matijevic” sipas një inxhinieri të misionit, ka një përbërje që nuk është parë deri më tani në planetin e kuq, ka transmetuar TCH.

Shkencëtarët e kanë lidhur me disa shkëmbinj të pazakontë, por të njohur prej kohësh në Tokë. Bëhet fjalë për gurë të formuar nga magma të pasura me ujë, të cilat ftohen ngadalë në trysni të lartë.

Të tilla formacione, siç sqaron eksperti Edward Stolper, janë mjaft të përhapura në planetin Tokë e gjenden sidomos në ishuj oqeanikë si Havai, Shën Helena apo Azoret, por janë zbuluar edhe në rajonin e Rio Grandes e gjetke. Pra nuk është diçka shumë e zakontë, por mjaft e njohur në Tokë, tha bashkëkoordinuesi i misionit nga instituti i teknologjisë në Pasadena.

Sonda Curiosity e ekzaminoi “Jake Matijevicin” tre javë më parë, por në ato momente nuk u mendua se guri i errët do te kishte vlerë kaq të madhe shkencore.

Sonda me energji bërthamore u ul në planetin e kuq në fillim të gushtit me misionin të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në Mars, e të marrë prej andej imazhe e të dhëna të çdo lloji.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C