Si të dini kur produkti kozmetik është i skaduar?

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Në shumë raste ajo që na shqetëson më shpesh është ngjyra apo tendenca estetike sesa data e skadimit të produkteve kozmetike që pushtojnë banjot apo çantat tona. Harrojmë se vërja e një kremi me datë të skaduar për disa muaj mund të shkaktojë dëme. Për tiu shmangur befasive të rrezikshme duhet të mësojmë se si lexohen këto etiketa.
Ashtu si çdo produkt, përmbajtja e grimit dhe e kremrave për lëkurë u nënshtrohen disa rregullave shumë të rrepta. Meqë këto produkte vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tonë dhe me fusha të ndjeshme të fytyrës sonë (duke përfshirë edhe sytë), ju duhet ti kushtoni një vëmendje të madhe datës së skadimit të tyre.
Produktet kozmetike janë të shënuara me një ikonë të vogël që përfaqëson një kuti të vogël me kapak të hapur, si dhe më një numër dhe një shkronjë të vogël "m" (për "muaj"). Treguesi 12M kallëzon se produkti mund të ruhet për 12 muaj nga data e hapjes. Sigurisht se ne kurrë nuk mendojmë të shënojmë datën e hapjes së kremit, të kuqve për buzë, apo të furçës për qerpikë. Një refleks që duhet patjetër të merrni në qoftë se nuk dëshironi të ballafaqoheni me ndonjë befasi të keqe.
Kohëzgjatja e konservimit të një produkti kozmetik ndryshon shumë në varësi të natyrës së tij.
Një furçë për qerpikë qëndron për rreth 3-6 muaj, sepse ky produkt është më i brishtë. Çdo hapje sjell ajër dhe promovon rritjen e baktereve. Kur ne e dimë se furça vihet në kontakt me qerpikët, rreziku i infeksionit bëhet më i mundshëm.
E njëjta gjë vlen për pudrën e bebëzave dhe eyelinerin, jetëgjatësia e tyre nuk i kalon 3 muaj.
Bronzuesi për fytyrë mban një qëndrueshmëri që nuk i kalon 6 muaj. Uji i përmbajtur në këtë produkt përmban formula që e bëjnë të ndjeshëm ndaj baktereve.
Produktet që kanë pak ujë janë më pak të brishtë. Kështu, ne mund të vazhdojmë të përdorim buzëkuqet dhe lapsat për një vit pa problem.
Llaku gjithashtu ka një jetëgjatësi prej rreth një viti. Më pas, cilësia e tyre ndryshon, duke u bërë e zverdhur apo e thatë.
Pudra për faqe, ndërkaq, mund të përdoret lirshëm deri në 2 vjet pas hapjes.
Në përgjithësi, preferohen formatet në tuba ose kutitë me pompë. Ndryshe nga kutitë me kapak, në të cilat e përdorni gishtin, në tuba nuk ekziston rreziku i ndotjes bakteriale, ose të paktën ai zvogëlohet. Një tjetër këshillë: mos harroni ti mbyllini mirë kutitë pas përdorimit dhe ti mbani ato në një vend as shumë të lagët dhe as shumë të nxehtë.







