ADN-ja mashkullore mbetet në trurin e nënës

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Sipas hulumtimeve, nënat marrin ADN-në nga fëmijët e tyre gjatë shtatzënisë dhe ajo mbetet në disa pjesë të trurit.
Lidhja e nënës dhe fëmijës gjithmonë definohet si lidhje e pandashme, dhe këtë e ka vërtetuar pikërisht edhe hulumtimi i ri i Universiteti Washington dhe qendrës për hulumtim të kancerit Fred Hutchinson në të cilin është vërtetuar që nënat bartin ADN-në e fëmijëve të tyre në tru edhe shumë gjatë pas lindjes. Madje-madje, ADN-ja mashkullore mund të futet në trurin femëror edhe nëse femra ka lindur si binjake.
Në hulumtimi është analizuar truri i 59 femrave të vdekura, dhe tek 63 për qind e tyre është gjetur ADN-ja fetale e cila ka mundur të vijë vetëm nga fëmija i gjinisë mashkullore. ADN-ja mashkullore është gjetur në regjionet e ndryshme të trurit, por pjesa më e madhe është gjetur në hipokampus, pjesën përgjegjëse për kujtime edhe në vendet të cilat janë përgjegjëse për kuptimin e gjuhëve dhe perceptimin.
Rezultatet kanë hutuar mjaft hulumtuesit të cilët në fakt nuk janë të sigurt se çka nënkuptojnë ato, por besojnë që ato mbetje të ADN-së mund ti bëjnë femrat më shumë ose më pak të prira ndaj sëmundjeve.
Për fillim, hulumtimet e mëtejshme janë të përqendruara në çështjen nëse femrat të cilat kanë djem kanë rrezik më të vogël për tu sëmurë nga sëmundjet autoimune të tipit të sklerozës së shumëfishtë ose sëmundja e Alzheimerit.









