Edhe Kosova me sistemin 3G?

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Prishtinë, 23 shtator - Kosova ka mundësi që brenda një periudhe të shkurtër kohore ti bashkohet përdorimit të gjeneratës së tretë të telefonisë mobile. Ky vendim vjen pas ndryshimit të politikave të deritashme që kanë parashikuar hapjen e tenderit për këtë lloj teknologjie 5 vjet pas privatizimit të PTK-së. Zyrtarë të institucioneve thonë se futja e kësaj teknologjie do të rrisë vlerën e PTK-së.
Drejtuesit e dy kompanive të telefonisë mobile, VALA dhe IPKO kanë thënë se janë gati për të nisur investimet në inkuadrimin e 3G. Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi ka thënë se kjo ndërmarrje është gati ti hyjë edhe kësaj sfide. Kurse, drejtori i IPKO-s, Robert Erzin ka deklaruar se ky operator është gati të aplikojë një proces të tillë.
Zyrtarë të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit kanë bërë të ditur se së shpejti operatorët do ti marrin udhëzimet e duhura për ti avancuar sistemet e tyre mobile telekomunikuese në teknologji më të avancuara.
Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka arritur në 1 milion e 522 mijë e 841 përdorues.


Arben24.09.2012/08:23
Me se pari nderrone kodin ne 355









Deni24.09.2012/15:01
Veq perpara hahah, ne evropë sistemi 4G po fillon në fillim të 2013