Kujtesa afatgjatë, çelësi i luftës kundër sëmundjes së Parkinsonit dhe Alzheimerit

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh për të kuptuar procesin e formimit të kujtesës afatgjatë, çka paraqet shpresë për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit.
Hulumtuesit nga Universiteti në Pennsylvania kanë identifikuar molekulat kyç të cilat ndihmojnë në konvertimin e kujtesës afatshkurtër në afatgjatë.
Sipas fjalëve të tyre, ato proteina mund të bëhen objektiv për ilaçe të ndryshme të cilat mund të përmirësojnë kujtesën dhe kështu të tejkalojnë disa nga simptomat kognitive që janë të pranishme te sëmundjet siç janë skizofrenia, depresioni, sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Ka shumë ilaçe që shërojnë disa simptoma të sëmundjes siç është skizofrenia. Megjithatë, ato ilaçe nuk shërojnë mungesat kognitive që i kanë ata pacientë. Ky hulumtim ka kërkuar caqe më specifike për shërimin e mungesave kognitive, ka thënë profesori i biologjisë Ted Abel.
Hulumtimi është fokusuar në grupin e proteinave që quhen receptorët bërthamorë dhe të cilët janë të lidhur me rregullimin e funksioneve të ndryshme biologjike, duke përfshirë edhe formimin e kujtesës.
Ka mundësi që roli i tyre është i rëndësishëm për formimin kujtesës sepse transkriptimi i gjeneve, i cili forcon sinapsat neurologjike në tru, është i nevojshëm për shndërrimin e kujtesës afatshkurtër në afatgjatë.
Gjetja e objektivave të reja është hap premtues për krijimin e ilaçe të reja. Shumica e ilaçeve për skizofreni, depresion dhe disa çrregullime tjera neurologjike tani synojnë sistemin e neurotransmetuesve dhe mund të ndikojnë në shumë sisteme. Në këtë rast ne do ta kishim ndryshuar shprehjen e gjenit në mënyrë më specifike, ka shtuar Abel.









