Efekti i dobishëm i notit në shëndet

Artikujt tjerė
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
Notimi në historinë e njerëzimit është shfaqur mjaft herët. Ekspertët theksojnë se si noti është i lindur te njerëzit, ndërsa pengesë e vetme për ta mësuar notin është frika. Nëse shikoni se si foshnjat instinktivisht i bëjnë lëvizjet e duhura në ujë, do të kuptoni që është diçka që e kemi në gjene.
Në shekullin XX notimi është bërë shumë popullor. Filluan të ndërtoheshin pishina të jashtme dhe të brendshme dhe notimi nuk ishte më vetëm një aktivitet veror. Sot noti është një nga sportet më popullore dhe definitivisht forma më popullore e aktivitetit veror.
Përveç përparësive për shëndet, të cilat janë në të vërtetë të shumta dhe të rëndësishme, noti është argëtues dhe forma më e mirë e freskimit në ditët e nxehta verore. Noti vet prej vetes është formë e sportit, por njeriu në kërkim për argëtim ka shpikur aktivitete të ndryshme në ujë të cilat përfshijnë edhe notin.
Të notojnë munden të gjithë personat, pavarësisht peshës ose moshës. Meqenëse me not nuk ngarkohen nyejt, ndërsa trupi gjendet në gjendje gati pa peshë, noti nuk paraqet lodhje për organizmin, ndërsa nga ana tjetër është aktiviteti i vetëm gjatë të cilit është aktiv çdo pjesë e trupit tuaj.
Nëse me notin nuk merreni në mënyrë profesionale ose nuk planifikoni zhytjen në thellësi të thella, për not, përveç ujit nuk ju duhet asgjë tjetër përveç kostumit për larje, ndërsa disave nuk ju duhet as ai!
Ka shumë arsye pse duheni ta doni notin, ndërsa na ju sjellim disa më të rëndësishme:
Shëndeti i nyjave
Noti ofron diçka që asnjë ushtrim tjetër aerob nuk mund ta ofrojë: mundësinë të lëvizni çdo pjesë të trupit dhe të mos krijoni presion në sistemin skeletor! Gjatë notit nuk krijoni presion në nyje. Kur trupi është i zhytur në ujë deri në bel, ju bartni vetëm 50 për qind të peshës suaj, kur trupi është i zhytur deri në gjoks ju bartni vetëm 25 deri 35 për qind të peshës suaj, ndërsa kur është i zhytur deri në kokë, ju bartni vetëm 10 për qind të peshës suaj. Kjo do të thotë që noti është ideal për ata që kanë probleme me ngurtësinë e muskujve dhe nyejt që dhëmbin.
Sport për gjithë jetën
Meqenëse nuk vjen deri te krijimi i presonit në nyje, të notojnë mund personat e të gjithë moshave. Për personat e moshës së trete, notimi është formë e shkëlqyeshme e rekreacionit sepse në lëvizje e kanë çdo pjesë të trupit, ndërsa përsëri nuk vjen deri te krijimi i tensionit në asnjë pjesë të trupit.
Kapaciteti i mushkërive
Me një hulumtim është përcaktuar që meshkujt dhe femrat në moshën e mesme përmirësojnë kapacitetin e mushkërive, ndërsa ai në periudhën prej 12 javësh rritet për 10 për qind. Sasia e gjakut të cilën e pompon zemra po ashtu rritet, e atë për 18 për qind.
Shëndeti i zemrës
Me not vihet në lëvizje çdo muskul i trupit, duke përfshirë edhe atë më të rëndësishmin zemra. Noti forcon zemrën dhe në mënyrë shumë efikase pompon zemrën, me çka përmirëson qarkullimin në trup.
Rritja e masës muskulore dhe e forcës
Shkencëtarët me një hulumtim kanë vërtetuar që 8 javë të notit të përditshëm masën muskulore të tricepsit (pjesa e pasme e dorës) do ta rrisin për 23.8 për qind. Me rritjen e masës muskulore do të reduktohet përqindja e yndyrave në trup, për të cilën arsye do të përmirësohet shëndeti i organizmit në tërësi. Noti ofron rezistencë më të madhe se sa vrapimi. Gjatë vrapimit personi kalon nëpër ajër, i cili trupit nuk i paraqet ndonjë ngarkesë të veçantë, ndërsa te notimi trupi i kundërshton ujit, për çka çdo lëvizje bëhet lëvizje e rezistencës dhe forcës. Noti po ashtu është treguar i shkëlqyeshëm për përmirësimin e shëndetit të eshtrave, veçanërisht te femrat në postmenopauzë.
Kolesteroli
Noti balancon nivelin e kolesterolit të mirë dhe të keq. Për çdo 1 për qind reduktim të kolesterolit, rreziku nga sëmundjet e zemrës reduktohet për 3,5 për qind. Noti forcon muret e arteries dhe fleksibilitetin e tyre. Kështu, personat në moshën e tretë të cilët kanë notuar rregullisht kanë pasur funksion të njëjtë të artereve si personat në të tridhjetat ose dyzetat.
Diabeti
Nëse notoni 3 herë në javë nga 30 minuta, rreziku për krijimin e diabetit do të reduktohet për 10 për qind. Po ashtu, nëse jeni të sëmurë nga diabeti i tipit 1, notimi do tju ndihmojë jashtëzakonisht, sepse do të rrisë ndjeshmërinë e trupit në insulinë.
Alternativë te lëndimet
Kur sportistët lëndohen, profesionalistët gati gjithmonë u këshillojnë notin. Sportistin e lënduar noti do ta mbajë në formë dhe do ti ndihmojë gjatë rehabilitimit. Rezistenca, të cilën uji do tia ofrojë trupit do të rrit punën e muskujve, por nuk do të krijohet tensioni i cili krijohet te ushtrimet e zakonshme në tokë.
Freskim gjatë verës
Me siguri nuk ka ndjenjë më të mirë verës sesa hyrja në ujin ose detin freskues. Noti relakson, freskon dhe është mënyrë e shkëlqyeshme e ushtrimeve sepse njëkohësisht ftohë trupin, por edhe e vë në lëvizje.
Aktivitet shoqëror
Noti dhe aktivitetet e tjera janë diçka që mund të bëni me familjen dhe miqtë. Noti është zgjidhje e shkëlqyeshme e prindërve për të nxitur fëmijët në aktivitete fizik për të parandaluar shfaqjen e trashësisë, e cila është gjithnjë më e shpeshtë te fëmijët dhe të rinjtë.
Dobësimi
Me notim shpenzohet numër i madh i kalorive, prej 500 deri 650, varësisht nga intensiteti me të cilin notoni. Një hulumtim i kohës së fundit ka treguar që me not, pavarësisht nga stili i notit, shpenzohen diçka më pak kalori për dallim nga vrapimi ose vozitja me biçikletë. Megjithatë, noti nuk parqet ngarkesë për nyejt si vozitja me biçikletë dhe vrapimi.
Përmirësimi i fleksibilitetit
Për dallim nga ushtrimet në pajisjet në palestër, me të cilat rrallë ushtroni të gjithë trupin, noti kërkon të përdorni çdo pjesë të trupit. Duart lëvizin në harqe të gjëra, muskujt e barkut dhe muskujt e shpinës janë të tendosur,ndërsa ijët lëvizin së bashku me këmbët. Me çdo lëvizje ndaj përpara në mënyrë kualitative zgjatni trupin nga koka në këmbë.









Sportisti.05.08.2012/14:48
Jo shumë profesional.