Pijet e gazuara, më të rrezikshme se cigaret!

Artikujt tjerė
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
- Ecja 1 700 hapa në ditë largon vdekjen
- Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut
- Në Diell ndodhi një shpërthim i ri i fuqishëm
- Raporti ndërmjet belit dhe trupit tregon sa gjatë do të jetoni
A mund ta paramendoni që në etiketa të pijeve të gazuara shkruan: Konsumimi i pijeve të gazuara dëmton shëndetin tuaj, ose Pijet e gazuara mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe vdekjen? Ndoshta nuk kemi arritur ende deri këtu, por biologu Hans-Peter Kubis mendenon se pijet e tilla qysh sot nuk do të duhej lëshuar në shitje pa etiketë paralajmëruese, mu sikur cigaret dhe alkooli. Deri te zbulimet tronditëse ai me anë të hulumtimit, me të cilin konstatoi dëmin e jashtëzakonshëm që e shkaktojnë pijet e gazuara në organizmin e njeriut. Ai ka zbuluar se lëngjet e ngadalësojnë metabolizmin për arsye të pjesëmarrjes së lartë të sheqerit, ndërsa i ndryshojnë edhe gjenet e muskujve, të cilët fillojnë të shfrytëzojnë sheqerin për prodhimin e energjisë, në vend që jo të bëhet me djegien e yndyrave.
Më e keqja është se viktimat më të mëdha të pijeve të gazuara janë fëmijët, të cilët fitojnë madje edhe varësi nga pijet e tilla sa më shumë që i konsumojnë, kurse paralelisht me këtë bëhen të varur edhe nga ushqimi i shpejtë.
Tashti, pasi e kam konstatuar se çka i bëjnë pijet e gazuara organizmit, nuk ka gjasa që të pijë edhe një gotë të vetme. Mendoj se lëngjet me sheqer janë shumë të dëmshme, tha Kubis, transmeton gazeta Veçernji list.
Mbase kjo njohuri e re do tju nxisë edhe ju që të ndryshoni qëndrimin lidhur me konsumimin e përditshëm të lëngjeve artificialisht të sheqerosura.







