Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Prishtinë, 30 korrik - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer një operacion tejet i rrallë tek pacienti me tumor prej 5 kg, që kishte përfshirë kokën dhe fytyrën e tij, bëri të ditur Zyra për media e QKUK-së përmes një njoftimi. Sipas njoftimit,
Ka përfunduar me sukses operimi ndaj pacientit N. Elshani, rast tejet i rrallë, me tumor 5 kilogramësh, që përveç trurit kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës.
Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe është kryer më 26 korrik të këtij viti
nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr.Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi.
Pacienti Elshani kishte tumor të turit, që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës duke penguar edhe pjesën e poshtme të fytyrës (siç shihet edhe në fotot para dhe pas operacionit, që i janë dërguar redaksisë sonë)
I njëjti pacient më herët kishte kërkuar ndihmën mjekësore në Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.
Në lidhje me këtë rast Klinika e Neurokirurgjisë nesër do të mbajë një konferencë për media ku do të jepen detaje shtesë rreth këtij rasti.


Linda 31.07.2012/14:52
Un i pergzoj te gjith stafin e Qkuk per ket interveniM Po te mos ishe Arsim Morina sa per Mjekt tjer te Qkuk kisha vdek I falenderohem zotit Dhe Arsim Morines Krejt mjekt jon tut mem shti ne operacion Ky i ka than Babes tem nenshkruje ti se osht operacion i rrezikshem un ko me bo operacion Edhe sot jom gjall krejt mjekt tjer kan ik se skan dit as ni ct me bo E leje met bo operacion si Arsim Morina i vyn shum Kosoves

hysni trolli30.07.2012/17:47
brravo prof.ARSIM MORINA dhe stafit ne pergjithsi kjo deshmon qe jemi te zote po nuk kemi shume perkraje nga shteti

shkretirasuedi30.07.2012/16:23
Te lumt prof.dr.Arsim Morina dhe ekipi i juaj per kete operacin
qe shum mjek edhe ne prendim iu kan zili.Sukses ne te ardhmen prof.

experti30.07.2012/16:13
i gjori po me dhimbset veq sa ia ka shtue vedit edhe pak. E sherimi nenkupton diqka krejt tjeter.

Filipi30.07.2012/15:50
I pergezoj te gjithe pjesemarrsit ne kete operim tejet serioz dhe te rende, ndersa pacientit i deshiroj sherim dhe kthim ne familjen e tij. Smund te thuhet se mjeket kosovar nuk kan njohuri, ata nuk kane kushte per pune cfare kerkon kjo lemi.

shpendi30.07.2012/15:34
shum prekese kjo ngjarje,por vertet per tu krenuar me suksesin e mjekeve qe ben ket pun shum te sukseshme,ju lumt,pacientit i uroj sherim te shpejt dhe jet te lumtur.komplimente te gjith stafit mjeksor.

HASTRET HETEMI30.07.2012/15:17
METE VERTET POM VJEN MIR QE GJITH KY OPERACION KA PASUR SUKSES BRAVO JU UROJ NJI TE ARDHME ME TE MIR DHE SUKSESE NE PUN PO ASHTU EDHE TE OPERUMIT I UROJ SUKSESE QE TE JET SA MA MIR ME SHENDET.

Arben Mazreku CH30.07.2012/13:35
Me te vertet nje lajm shum shum i mir!!
Shpresoj qe ne te ardhmen te vazhdoni keshtut!
Pacientit i uroj sherim te shpejt !

Afrimi30.07.2012/12:52
Bravo , edhe tv duhet te qesin kesi suksesi e jo vetem te miren me te keqijat e mjekesise kosovare

Bekimi30.07.2012/12:48
Bravo per ekipin mjekeso e zoti ju ndihmoft. E pacientit ishalla zoti i fale shendet

Bekim Kastrati30.07.2012/12:46
Ju,lumt ekipit mjekesor ne krye me Arsim Morinen sherim te shpejt Niman Elshanit nga Osdrimi i Pejes

Iliri30.07.2012/11:45
Ju lumte profesor Arsim. E keni deshmuar qe keni duar te arta dhe jeni shkencetar me vlera. Pergezime tere ekipit tuaj, ndersa pacientit sherim te shpejte









ADHURIM GECI02.08.2012/12:28
ADHURIM GECI E FALNDERO ARSIM MORIN SHUM PER SHERIN E DAJES ZOTI T BEKOFT PER SHERIMIE DAJES QE E GEZOVE NJE FAMILJE TE ELSHANI