Domatja

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Shpesh e quajtur ende pomodor ose tomat, domatja (Lycopersicon lycopersicum L.) e ka gjetur vendin e vet në shumë kuzhinat botërore. Fillimisht ishte rritur dhe e kultivuar në Amerikën Veriore dhe të mesme dhe vetëm pas zbulimeve të mëdha e ka sjellë në Evropë Kolombo.
Bima e domates zakonisht rritet deri në lartësinë prej 1.5 metra, kërcelli dhe gjethet janë të mbuluar me qime të cilat bimës i japin aromë specifike. Në pranverën e vonshme shfaqen gjethet e verdha nga të cilat më vonë dalin frutat. Frutat mund të kenë ngjyra të ndryshme, nga e verdha, e portokallta deri te ngjyra vjollcë. Llojet më të shpeshta janë të ngjyrës së kuqe.
Meqë po flasim për llojet, i dallojmë sipas formës, madhësisë dhe peshës. Ngjyra e domates do të jetë më e fortë varësisht nga drita dhe temperatura në të cilën rritet. Shija e domates përcaktohet nga raporti mes sheqerit dhe acideve të pemëve. Në periudhën e pjekjes rritet sasia e sheqerit, ndërsa aciditeti reduktohet.
Domatet e rrumbullakëta dallohen me ngjyrën e njëtrajtshme dhe fortësinë e frytit. Për dalim nga ato, domatet e portokallta përmbajnë sasi të madhe të karotenit. Ekzistojnë domate me formë dardhe dhe janë jashtëzakonisht të ëmbla dhe domate në formë të specit.
Vlera ushqyese e domates nuk është e madhe, më shumë se 90 për qind e frytit është ujë. Domatja është një nga perimet me sasinë më të madhe të vitaminës C, hekurit dhe mineraleve tjera.
Domatja kryesisht përdoret në sallata, salca ose si shtesë. Gjatë nxehtësive verore do të freskoheni me sallatën e thjesht të domates me qepë, majdanoz dhe erëza. Po ashtu shpesh përdoret si një nga përbërësit themelor të gjellëve të ndryshme. Nuk guxojmë ta harrojmë edhe shtesën e njohur botërore për ushqim, ketchupin.







