Dëshmohet që femrat janë më inteligjente se meshkujt

Artikujt tjerė
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
- Ecja 1 700 hapa në ditë largon vdekjen
- Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut
- Në Diell ndodhi një shpërthim i ri i fuqishëm
- Raporti ndërmjet belit dhe trupit tregon sa gjatë do të jetoni
- 10 fakte të parëndësishme për Zuckerberg
- Kush e ka formulën sekrete të Coca Cola-s
Për herë të parë në njëqind vjet femrat kanë arritur rezultate më të mira në testet e inteligjencës sesa meshkujt.James Flynn është ekspert për testet e inteligjencës, person të cilin nga ky vit do ta urrejnë meshkujt, ndërsa femrat do ta shikojnë me admirim. Ai ka përcjellë të gjitha rezultatet e testimit të inteligjencës dhe ka zbuluar që pikërisht këtë vit femrat për herë të parë i kanë tejkaluar meshkujt në rezultate.
Sipas hulumtimit të tij, rezultatet çdo vit janë më të mira tek të dy gjinitë, por femrat gjatë historisë kanë pasur rritje më të shpejtë, për të cilën besohet që është pasojë e modernizimit. Bota moderne është gjithnjë më e komplikuar, çka e nxit trurin tonë në përshtatjen dhe rritjen e inteligjencës.
Lajmi i keq për meshkujt është që Flynn konsideron që femrat ende nuk e kanë treguar efektin e modernizimit në inteligjencë dhe që rezultatet e tyre do të jenë shumë më të mira. Lajmi i mirë është që është dëshmuar që inteligjenca nuk është domosdo e lindur gjenetikisht, por mund të përmirësohet, prandaj ende ka gjasa për gjininë mashkullore nëse i përvishen punës.
Ka disa shpjegime për rezultatet më të mira të femrave, ndërsa më e popullarizuara është teoria për aftësinë e femrës për multitasking, kujdesi për familje dhe karrierë në të njëjtën kohë. Teoria tjetër thotë që femrat më në fund kanë kuptuar që inteligjenca e tyre potenciale është më e lartë se ajo e meshkujve dhe që janë liruar nga prangat e paragjykimeve në të cilat meshkujt i kanë mbajtur një kohë të gjatë.


sylo22.07.2012/08:15
Hajde rren hajde....

arti drenas21.07.2012/21:32
ani mir e walla s e duhet me kan me intelegjente se kur po naj lindin femin po naj qesin pak jo fort intelegjent hhaha

agimi21.07.2012/17:31
Sesht e verte po a kane zbul femrat ndonje qe ne shkenc apo ndonje shkenctare qe nje njezimi asnje

Dea21.07.2012/17:18
Me vjen mire qe me ne fund eshte e pranuar edhe shkencerisht qe femrat jane me intelegjente se meshkujt dhe kjo eshte me se e vertete,dhe eshte shume evidente.

shpendi21.07.2012/14:18
nuk mund ta besoj kur dihet se shpikjet me eminente qe behen ne bot,kryesisht i bejn meshkujt,nuk di qe ndonje femer ka mund ta bej ndonje shpikje qe eshte me nam.

isa21.07.2012/13:32
me too lol!

Argjenda21.07.2012/13:21
yess im so happy now.









monuni nga hasi22.07.2012/08:52
femra e ka nxjerre ... prej shishes dhe e ka shti prap mbrenda ky eshte argument te cilin pleqet tane e kane ditur qe moti egziston edhe anekdota me rastin konkret si ka ndodhur