Njerëzit që ecin shumë më pak të rrezikuar nga diabeti

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Studimi kryer në më shumë se 1.800 persona ka treguar që tek personat me nivel të ulët të aktiviteteve trupore dhe rrezik më të lartë nga diabeti, ata që ecin më shumë gjatë ditës kanë rrezik më të vogël për të zhvilluar diabet.Rezultatet e këtij studimi janë dëshmi shtesë që edhe sasitë e vogla të aktivitetit trupor mund të reduktojnë rrezikun nga diabeti.
Kështu është treguar që personat të cilat gjatë hulumtimit kanë ecur më së shumti kanë pasur 29 për qind rrezik më të vogël nga diabeti se personat që kanë ecur pak.
Përndryshe rekomandohen më së paku 10.000 hapa në ditë për tu reduktuar rreziku nga diabeti.
Niveli i rritur i aktivitetit fizik mund të parandalojë trashjen dhe ndihmojnë heqjen e kilogramëve të tepërt, ndërsa dihet që faktori kryesor i rrezikut për diabet është trashja.
Njëlloj kështu, aktiviteti trupor po ashtu ka ndikim në inflamacionet, glukozën dhe komponimet tjera në trup të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga diabeti, theksojnë shkencëtarët.








