ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

A hani si femër apo si mashkull?

Publikuar: 14.07.2012 - 13:05

Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dhe më të dobët nuk kanë nevoja të njëjta ushqyese, prandaj nuk do të ishte keq të keni kujdes se si ushqeheni ju dhe partneri juaj.Në kuptim të ushqyerjes, meshkujt dhe femrat kanë nevoja të ndryshme. Prandaj herën e ardhshme që do të gatuani mendoni për atë që nëse ju dhe partneri juaj konsumoni nutrientë të mjaftueshëm. Ja për çka duhet të keni kujdes:

Kalciumi. Femrat sëmuren më shpesh nga osteoporoza se sa meshkujt. Femra e cila është nënë dhe punon duhet të marrë të paktën 1.500 miligramë kalcium dhe përveç kësaj duhet të lëvizë sa më shumë që është e mundshme. Meshkujve ,nga ana tjetër, u duhen rreth 800 miligramë kalcium në ditë. Po flasim pra për mesataren. Teprimi me kalcium te meshkujt mund të rrisë rrezikun nga kanceri i prostatës.

Çfarë të hani? Vegjetarianet duhet të konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit, cikore, fara të susamit. Të tjerët mund të hanë gaforre, karavidhe, karkaleca deti, të cilat janë të pasura me kalcium.

Hekuri. Pasi që femrat humbin gjak çdo muaj janë të ekspozuara ndaj rrezikut të madh nga anemia. Femrave para menopauzës ju nevojiten rreth 18 miligramë hekur. Meshkujve rreth 8. Nuk është ide e keqe që nga mjeku të kërkoni këshillë në lidhje me hekurin në formë të shtesave të ushqimit.

Çfarë të hani?Vegjetarianet ushqimit të vet duhet t’i shtojnë drithëra nga orizi, fara të susamit të zi, mel. Të tjerët, përveç këtyre mund të hanë mish të pulës dhe qengjit, mish i cili është pasur me hekur.

Acidet yndyrore omega-3. Frutat arrore dhe të detit janë të pasura me to, ndërsa këto acide janë të rëndësishme për qarkullimin e gjakun dhe imunitetin. Salmoni, harenga, skumbria – dy herë në javë disa nga këto ose 100 gramë fruta arrore në ditë. Meshkujve nuk u duhen më shumë se 70 gramë fruta arrore.

Çfarë të hani? Vegjetarianet mund të konsumojnë vaj ulliri, arra dhe fara liri. Mishngrënëseve u rekomandohet toni, salmoni, guaskat.

Vitamina D. Kjo vitaminë ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe prandaj është e rëndësishme në luftë me osteoporozën. Femrave u nevojiten rreth 50 miligramë vitaminë D në ditës, ndërsa më së miri është ta konsumoni me ndihmën e rrezeve të diellit. Përveç kësaj, produktet e qumështit dhe frutat e detit janë po ashtu të mbushura me vitaminë D.

Çfarë të hani? Konsumoni qumësht dhe produktet të qumështit.

Fibrat. Janë të rëndësishme në parandalimin e kancerit të gjirit. Ulin nivelin e kolesterinës së keqe dhe kështu ulin rrezikun nga problemet e zemrës. Po ashtu reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak. Femrat duhet të konsumojnë të paktën 25 gramë çdo ditë.

Çfarë të hani? Pemë të freskëta, sallata, corn flakes, bukë të zezë.

Proteinat. Femrat kanë nevojë për më pak proteina dhe karbohidrate se sa meshkujt. E kundërta është kur femra është shtatzënë apo ushqen foshnjën me gji.

Çfarë të hani? Sojë, vezë, qumësht dhe produkte të qumështit, thjerrëza dhe peshk.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CShi
Shkup 15°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C