ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

A ju helmon ushqimi që hani?

Publikuar: 10.07.2012 - 21:51

Ekzistojnë aditivë të ndryshëm që u shtohen ushqimeve që i konsumoni çdo ditë, ndërsa për disa besoni që janë jashtëzakonisht të shëndetshëm.



Monosodium glutamati (MSG)

Përdoret më së shpeshti në kuzhinën kineze, por shpesh edhe në supat e gatshme, çips dhe ushqimin e ngrirë. Shkencëtarët kanë përcaktuar që ekziston lidhja në mes konsumimit të ushqimit i cili përmban MSG dhe zhvillimit të depresionit, çorientimit, dëmtimit të shikimit, lodhjes, dhimbjes së kokës dhe trashjes.



Ëmbëltuesit artificialë (aspartami, sakarina, manitoli)

Edhe pse këta ëmbëltues artificialë do të mundësojnë shijimin e lëngjeve të shijshme pa konsumuar sasi të madhe të kalorive, janë të dëmshëm për organizëm dhe gati të gjithë përmbajnë aspartam. Hulumtimet kanë treguar që aspartami mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, siç janë tumori i trurit, diabeti, skleroza e shumëfishtë, sëmundja e Parkinsonit, e Alzheimerit, lodhja kronike dhe çrregullimet emocionale, siç janë depresioni dhe ankthi. Po ashtu lidhet me reduktimin e kujtesës afatshkurtër dhe koeficientin e inteligjencës.



BHA dhe BHT

Këta aditivë rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit, por mund t’i gjeni edhe në gati gjithçka, nga çamçakëzët e deri tek corn flakes.



Trans-yndyrat

Trans-yndyrat mund të gjenden në shumë ushqime të përgatitura dhe paraqesin një nga materiet më të rrezikshme. Edhe pse shfaqen në ushqimet me prejardhje shtazore, po ashtu përdoren edhe për prodhimin e vajrave që krijohen me procesin e hidrogjenizimit.  Trans-yndyrat rrisin nivelin e kolesterolit LDL, i cili rrit rrezikun e krijimit të tensionit të lartë të gjakut, sulmit në zemër, sulmit në tru dhe diabetit.



Nitratet dhe nitritet

Përdoren në produktet të mishit, ndërsa hulumtimet kanë treguar që mund të dëmtojnë ADN-në, shkaktojnë kancerin dhe sëmundjet e mushkërive.



Ngjyrat artificiale

Ushqimi i ngjyrosur me ngjyra të gëzueshme ndoshta duket bukur, por nuk është i shëndetshëm. Hulumtimet kanë treguar që ngjyrat artificiale mund të shkaktojnë kancer të tiroideve, veshkave dhe anomali kromozomike.



Sulfiti i natriumit

Shpesh përdoret në prodhimin e verës, ndërsa mund ta gjeni edhe në frutat e thata. Ka njerëz që janë alergjikë ose të ndjeshëm në sulfitin e natriumit, ndërsa një hulumtim ka treguar që mund të shkaktojë astmën, puçrra, dhimbje të kokës dhe probleme me frymëmarrje.



Dyoksidi i squfurit

Ky aditiv është toksik, ndërsa më së shpeshti mund ta gjeni në verë, fruta të thata ose çips. Mund të shkaktojë konjuktivitis, bronkit, emfizemë dhe sëmundje kardiovaskulare.





 

Komente (2)

fllanza13.07.2012/12:12

e qka mme honger na sipas jush

Jahiri11.07.2012/15:15

Tekst shumë i dobishëm por është i kotë nëse nuk realizohet një emision televiziv në lidhje me temë.

1000  Karaktere
Prishtinė 9°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 9°CKryesisht me vranėsira
Shkup 12°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell