ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në mbeturinat elektronike 50 herë më shumë ari se në xehe!

Publikuar: 06.07.2012 - 20:38

Sasia e arit në mbeturinat elektronike është rreth 50 herë më e madhe se ajo që mund të përfitohet nga xehja e arit, tregojnë të dhënat më të reja të ekspertëve për riciklim.

Sipas tyre, në produkte elektronike brenda një viti instalohen mbi 320 tonë ari, në vlerën që tejkalon shumën prej 16 miliardë dollarëve amerikanë.

Në kumtesën e Universitetit të Kombeve të bashkuara dhe të Iniciativës globale për e-qëndrueshmëri (GeSI) thuhet se sasia e arit që mbetet e pashfrytëzuar në telefonat e vjetër mobilë, laptopë dhe kompjuterë tavolinash, si dhe mallra të tjera elektronike po rritet dukshëm, kurse nga ajo sasi vetëm një sasi e vogël riciklohet, transmeton agejcia e lajmeve AFP.

Ekspertët kanë ardhur në përfundim se brenda një vitit në produkte elektronike futen mi 320 tonë ari, me vlerë mi 16 miliardë dollarë, si dhe 1 750 tonë argjend, të vlefshme 5 miliardë dollarë.

Kur flitet për arin, pohohet se vetëm 10-15 për qind e tij riciklohet, kurse pjesa më e madhe e tij mbetet e pashfrytëzuar apo shkatërrohet me metoda primitive të riciklimit nëpër punëtori ilegale.

Vlerësohet se mbetjet elektronike përmbajnë 40-60 për qind sasi më të madhe të arit sesa xehja e tij, përkatësisht se një tonë pllaka e çipave përmban rreth 200 gramë ari, kurse një tonë telefonash mobilë përmban rreth 300 gramë ari. Një tonë e xehes së arit ndërkaq përmban vetëm 5 gramë. 

Komente (1)

mjeshtri07.07.2012/11:55

por ateher xehet e arit spo mjaftojkan per pajisje elektronike!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°C
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme