Doni fëmijë, hiqni dorë nga duhani!

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Nant, 6 korrik - Një studim i fundit i prezantuar në takimin e Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologjinë, tregon qartë se embrionet e nënave që pinë duhan zhvillohen më ngadalë se embrioni i nënave që nuk pinë duhan.
Akademikët franceze në një klinikë Fertilizimi In Vitro i bënë fotografi një vezoreje nga momenti që u fertilizua deri në momentin që ishte e gatshme të implantohet tek nëna. Në të gjitha fazat e zhvillimit, embrionet e duhanpirësve ishin në vijimësi disa orë prapa, tregon studimi.
Udhëheqësi kërkimor, nga Spitali Universitar i Nantesit, Dr Thomas Freour tha: Nëse dëshironi fëmijë, hiqni dorë nga duhanpirja.
Duhanpirja njihet si një ndër arsyet që pakëson mundësitë e mbetjes shtatzënë, transmeton Starti njoftimin.. Kjo është një ndër arsyet që disa spitale në Britaninë e Madhe u kërkojnë çifteve të heqin dorë nga duhani para se nisin trajtimin për fertilizim.
Vezoret e Fertilizuara In Vitro në fillim zhvillohen në laborator, çka u ka dhënë mundësinë shkencëtarëve të shohin shpejtësinë e ndarjes së qelizave. Kështu ata analizuan zhvillimin e 868 embrioneve 139 prej të cilëve me prindër duhanpirës, ku shikuan se në të gjitha fazat e zhvillimit këto të fundit ishin disa orë prapa.
Në klinikë u pa se embrionet e prindërve jo duhanpirës arritën fazën pesë-qelizore pas 49 orësh, ndërsa ato me prindër duhanpirës pas 50 orësh, fazën tetë qelizore respektivisht pas 58 orësh dhe 62 orësh.
Dr Thomas Freour, tha për BBC-në se Embrionet e nënave duhanpirëse veprojnë më ngadalë, ka vonesë në zhvillimin e tyre. Mesatarisht dy orë. Kjo është diçka që nuk dihej më parë.
Zbulimet e reja u prezantuan në takimin e Shoqatës Evropiane për riprodhimin njerëzor dhe Embriologjinë në Turqi.








