Kopja e MacBook Air, për 150 dollarë

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Një prej prodhuesve kinezë OEM, guximshëm, ka paraqitur në Computex, një kopje goxha të mirë të laptopit MacBook Air. Asgjë e re, do të mund të thuhej, sepse kopjet kineze të prodhimeve të popullarizuara tashmë janë bërë legjendare, por kjo kompani Thread Technology, e ofron atë për 150 dollarë (për porosi për 500 copë)! Pajisja 13,3-inçëshe është e pajisur me procesor Cortex-A8 ARM me 1,2 GHz, ekran me ndriçim LED me rezolucion 1366x768 pixelë, 1 GB memorie RAM dhe SSD me 8 GB, si dhe punon me sistem operativ Android 4.0. Natyrisht, ka WiFi 802.11b/g/n si dhe disa porte USB2, dhe krejt këto i furnizon bateria e dobët 2-cell 4200 mAh e cila deklarohet për 8 orë autonomi. THD-N2-A ka të integruar edhe sllotin për kartela SD, madje edhe kopjen e adapterit MagSafe!
Gjëja tjetër, e cila befason përpos çmimit, është edhe kualiteti relativisht solid i punimit kur kihet parasysh çmimi.








