ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Panasonic Olimpik

Publikuar: 13.06.2012 - 22:18

Panasonic është një prej sponsorëve më të mëdhenj të Lojërave Olimpike që do të mbahen sivjet në Londër me statusin The Olympic Partner (TOP). Në përputhje me këtë, Panasonic ka bërë të ditur që për nevojat e Lojërave Olimpike të Londrës do të bëjë liferimin më të madh deri tani të pajisjeve audio dhe video.

Pajisjet e Panasonic do të shërbejnë për xhirim dhe emetim, ndërsa video sinjali të cilin e distribuon International Broadcasting Center (IBC) do të jetë në formatin HD. Kjo kompani do të liferojë edhe kamerat AG-3DP1 për xhirimin e ngjarjeve në 3D, ndërsa ceremonia e hapjes do të përcillet edhe nga projektorët më të vegjël dhe më të lehtë me ndriçim 20.000 lumenësh (PT-DZ21K dhe PT-DS20K) po ashtu me përkrahje për HD.

Ekranet LED me diagonale të madhe do të instalohen në 28 lokacione, ndërsa audio sistemet e Panasonic do të jenë gjithsej rreth 200 copë në 36 lokacione. Panasonic për Lojërat Olimpike ka liferuar edhe 12.000 televizorë, 22 projektorë DLP, 47 plazma me diagonale 103” dhe rreth 2500 kamera për mbikëqyrje. Kjo kompani për nevojat e produksionit dhe emetimit ka liferuar rreth 1430 pajisje të ndryshme, mes të cilave edhe recorderët P2HD/DVCPRO HD, kamerat P2HD, 3D kamerat e sipërpërmendura dhe monitorët.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°C
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme