ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Transistorët IGZO për ekrane më të mprehta

Publikuar: 13.06.2012 - 11:36

Sharp në panairin në Tokio ka demonstruar prototipin e ekranit LCD të punuar me teknologjinë CAAC-IGZO. Ekranet e tilla së shpejti do të mund të gjenin përdorim në pajisjet mobile, ndërsa Sharpi teknologjinë CAAC-IGZO (C-axis aligned crystal Indium gallium zinc oxide) e ka zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Semiconductor Energy Laboratory.

Në krahasim me IGZO gjysmëpërçuesit amorfë standardë, teknologjia CAAC-IGZO ofron veçori më të mira elektrike dhe mundëson krijimin e transistorëve më të vegjël me shpenzim më të ulët të energjisë dhe prodhimin e ekraneve me rezolucion të lartë. Prototipi i LCD ekranit të demonstruar ka diagonale prej 6,1 inçësh dhe rezolucion 2560x1600 pikë, gjegjësisht dendësi prej 498 ppi. Përveç specifikimeve kulmore, kjo teknologji ka edhe disa pengesa të vogla elektrike kur shfrytëzohet në kombinim me senzorin e prekjes (tek ekranet e ndjeshme në prekje, ndërsa mundëson edhe prodhimin e ekraneve me kornizë më të hollë.

Prodhimi masovik i ekraneve të punuara në teknologjinë CAAC-IGZO do të duhej të fillojë qysh gjatë këtij viti, ndërsa flitet që ekranet IGZO ndër të parët do t’i shfrytëzojë Apple në gjeneratën e re të pajisjeve të veta. Përveç LCD-së së sipërpërmendur, Sharp ka prezantuar edhe ekranet OLED me transistorët CAAC-IGZO, mes të cilëve ishin versioni me 13,5 inçë me rezolucion 3840 x 2160 pikë për laptopët dhe versioni 3,4 inçësh me 540 x 960 pikë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C