Sporti me shumë dobi për fëmijët

Artikujt tjerė
- Telefoni po i ul kokën shoqërisë
- Ateistë, 13 për qind e popullsisë së botës
- E pabesueshme, jashtëtokësorët që moti gjenden në Planetin tonë!
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
Futbolli ndërton sistemin e qarkullimit të gjakut, eshtrat e forta, por edhe punën ekipore, hula-hup forcon shpinën, ndërsa çiklizmi dhe patinimi zhvillojnë ekuilibrin dhe koordinimin në hapësirë.
Fëmijët të paktën një orë në ditë duhet ta kalojnë në ndonjë aktivitet trupor, rekomandojnë ekspertët. Që loja në ajër të freskët të jetë më tërheqëse sesa qëndrimi para kompjuterit ose TV-së, më e rëndësishme është që të zgjidhni mënyrën e rekreacionit i cili do ti preokupojë sa më shumë. Dhe pikërisht vera është koha që fëmijët të mësohen me sporte. Që tua bëni rekreacionin sa më argëtues, në fillim mund të shkoni bashkë në piknik me biçikletë.
Ushtrimet e rregullta nuk janë të rëndësishme vetëm për shkak të zhvillimit të konstruktit trupor por edhe pjekurisë mentale. Kështu, futbolli, përveç që është i shkëlqyeshëm për zhvillimin e kondicionit dhe sistemit të qarkullimit të gjakut dhe ndërtimin e eshtrave të forta, do ti mësojë fëmijët me punën ekipore, por edhe si të përballen me humbjen.
Përveç kësaj, pavarësisht se cilin rekreacion do ta zgjedhin, truri do të marrë më shumë oksigjen dhe do të nxisë rritjen e qelizave të reja. Hulumtimet e reja kanë treguar se si neuronet e reja krijohen gjithnjë deri në fund të pubertetit. Kështu, duke iu falënderuar sportit, do të rriten edhe aftësitë kognitive dhe do të ketë edhe më shumë energji, do të rritet edhe koncentrimi. Prandaj rekreacioni do të përmirësojë edhe suksesin në shkollë.
Liri për tërë familjen
Patinimi është i shumë i çmuar për zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit dhe përjetimit të hapësirës. Për ekuilibër e shkëlqyeshme është edhe vozitja me biçikletë, ndërsa nëse vozitet përpjetë, muskujt e këmbëve forcohen edhe më shumë. Përveç kësaj, të dy aktivitetet fëmijës ia japin ndjenjën e lirisë sepse për herë të parë edhe ai vozit, ndërsa njëkohësisht janë edhe aktivitete ideale familjare.
Mësohet të shikohet në tri dimensione
Gjuajta e frizbit është ushtrim i shkëlqyeshëm aerob, i cili njëkohësisht nxit vrapimin dhe ushtron perceptimin e thellësisë, respektivisht vlerësimin e largësisë apo distancës. Por aktiviteti më i mirë veror për fëmijët është noti në mënyrë të njëtrajtshme ushtron të gjitha grupet e muskujve dhe gjatë kësaj në mënyrë minimale i tendos nyjat. Po ashtu, ushtron qëndrueshmërinë dhe jo vetëm forcën.









