Kur duhet ti pastrojmë duart

Artikujt tjerė
- Ateistë, 13 për qind e popullsisë së botës
- E pabesueshme, jashtëtokësorët që moti gjenden në Planetin tonë!
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
Pastrimi i duarve është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të parandaluar infeksionet dhe përhapjen e baktereve. Duke mos i pastruar duart rregullisht mund të transmetohen sëmundje të ndryshme. Nëse nuk i keni në dispozicion ujin dhe sapunin, përdorni pecetat dezinfektuese ose të lagëta.
Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme pastroni duart sa më shpesh, ndërsa ekspertët theksojnë situatat kur pastrimi i duarve është i obligueshëm:
Sa herë që hyni në shtëpi;
Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;
Para ngrënies;
Para se të kujdeseni për të sëmurët;
Para se të merrni ilaçet;
Para kurimit të plagëve të hapura;
Pas përdorimi të banjës;
Pas ndërrimit të pelenave ose pastrimit të fëmijës, i cili ka përdorur banjën;
Pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtitjes;
Pas prekjes së kafshëve;
Pas prekjes së ushqimit për kafshë;
Pas përdorimit të mbeturinave. bërllokut, kimikateve dhe objekteve të papastra.








