ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Marihuana lehtëson simptomat e sklerozës së shumëfishtë

Publikuar: 19.05.2012 - 21:24

Personat me sklerozë të shumëfishë shpesh pohojnë se si konsumimi i marihuanës u ndihmon te relaksimi i muskujve që dhëmbin, ndërsa hulumtimi i ri vërteton pohimin e tyre.

Trupi ynë në mënyrë natyrale prodhon kanabinoidet, grupin e kimikateve të cilat gjenden në sistemin e marihuanës. Hulumtimet kanë treguar që kanabinoidet mund të lehtësojnë spasticitetin.

Spasticiteti është dukuria kur muskujt bëhen të fortë, vjen deri te ngërçet e shpeshta, ndërsa më së shpeshti paraqitet te personat e sëmurë nga skleroza e shumëfishtë.

“Tashmë kemi dëgjuar që personat e sëmurë nga skleroza e shumëfishtë pohojnë se si konsumimi i marihuanës lehtëson simptomat, por kemi menduar që e trillojnë këtë gjë dhe e thonë vetëm pse pas konsumimit ndihen mirë”, ka deklaruar për revistën “Canadian Medical Association Journal” udhëheqësi i hulumtimeve, dr. Jody Corey-Bloom.

“Ku hulumtim ka treguar që marihuana me të vërtetë mund të ndihmojë te relaksimi i muskujve, por me disa efekte të padëshirueshme anësore”, ka shtuar prof. Corey - Bloom.

Efekte anësore nuk duhet të shfaqen tek të gjithë përdoruesit, por paraqiten shumë shpesh dhe këto janë lodhja, dhimbja e kokës si dhe aftësia e ngadalësuar e të menduarit.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona të sëmurë nga skleroza e shumëfishte Një grup ka konsumuar marihuanë, ndërsa tjetri substancë placebo për të cilën kanë menduar që është marihuanë.

Pas tre ditëve, grupi, i cili ka konsumuar marihuanë, ka pasur shumë pak dhimbje në muskuj, si dhe më pak shtangie. Grupi tjetër i cili ka konsumuar placebo, nuk  ka përjetuar kurrfarë ndryshimesh.

Spasticiteti i muskujve është problem i madh për të sëmurët nga skleroza e shumëfishtë, por ende nuk ka ilaç i cili në mënyrë efikase lehtëson simptomat. Konsumimi i marihuanës nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë, por efekti i saj mund të përdoret për krijimin e ilaçit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell