Tabletët me Windows 8 në nëntor

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Microsoft Windows 8 praktikisht edhe është krijuar pikërisht për përdorim në pajisjet mobile me ekrane të ndjeshme në prekje të cilat shkurt i njohim si tabletë, por edhe pse sistemi i ri operativ do të paraqitet së shpejti, tabletët të cilët do të shkonin me ta nuk shihen edhe aq gjëkundi. Dhe kështu do të jetë deri kah fundi i vitit, pohon Mary Jo Foley nga Cnet, e cila pohon që një insider i informuar mirë pohon që në nëntor do të paraqiten disa dhjetëra tabletë me Windows 8.
Baza hardverike thuhet që do të jetë kryesisht Atomi dybërthamësh i punuar me 32 nanometra, i njohur me emrin Cover Trail, që është version i Medfieldit kursyes, procesorit Atom i cili dedikuar për smartphone.
Thuhet që më shumë se gjysma e tabletëve do të jenë versione ekzotike, me dizajn palues ose tastierë rrëshqitëse dhe nuk do të jenë tabletë të thjeshtë apo kopje të iPad të cilat tashmë gjenden me bollëk në treg.







