• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

GaGa pëlqen meshkujt që e urdhërojnë

Publikuar: 11.05.2012 - 17:30

Los Angeles, 11 maj - Këngëtarja kundërthënëse Lady GaGa ka zbuluar që i pëlqen të dalë me meshkujt dominues në shtrat dhe të cilët i japin urdhra.

“Mua më pëlqen kur partneri im më thotë se çfarë duhet të bëj. Gjithkush mendon se unë jam një maniake e muzikës e fiksuar pas seksit... që edhe jam,” tha GaGa për revistën "The Sun".

Ylli shtoi se aktualisht nuk ka kohë për lidhje serioze, sepse karriera e saj është në rend të parë.

“Unë kam qenë e dashuruar disa herë, por tani karriera ime është më e rëndësishme se çdo gjë. Kushdo që e ka penguar suksesin tim profesional e kam larguar nga jeta ime,” tha ajo.

Lady GaGa në fund të muajit të kaluar ka ndërprerë lidhjen me aktorin Taylor Kinney, e cila zgjati 10 muaj. Arsyeja ishte turneu "Born This Way Ball", për të cilin ylli gjatë një viti do të jetë në udhëtime.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell