Çfarë do tju dhurojë Brangelinëve Julia Roberts

Artikujt tjerė
- Çfarë do tju dhurojë Brangelinëve Julia Roberts
- Jennifer Aniston, shtatzënë dhe do të martohet në Greqi
- Guns NRoses, së shpejti me film biografik
- Rita Ora iu ofrua kënga e Cheryl Colet (video)
- E parezistueshmja Madonna
- Penelope Cruz dhe Javier Bardem, bashkë edhe në një film
- Radioja e homoseksualëve: Adele, artistja e vitit
- "Karma" e Capital T sukses të madh në YouTube (video)
- Angela Martini në krahët e menaxherit të saj
- Genta Ismajli, shfaq sharmin e saj
Los Angeles, 25 prill - Aktorja Julia Roberts është e sigurt se është një nga mysafiret e dasmës së shumëpritur të Angelina Jolie dhe Brad Pitt. E pyetur se çfarë do ti dhurojë çiftit, aktorja tha se e ka një dhuratë të përsosur kujdesin ndaj fëmijëve.
Pasi çifti i famshëm Hollywoodian njoftoi se janë fejuar, Julia Roberts tha se ishte shumë lumtur për ata të dytë.
Njerëzit tanimë më pyesin se çfarë do tju dhuroj. Jam nën presion. Do të kujdesem për fëmijët! Po, kjo është një ide e mirë, - tha Julia për ueb-faqen amerikane "E! Online".
Edhe pse data e dasmës ende nuk është caktuar, Julia thotë se ky është një hap i madh.
Ky është një lajm i madh. Është mirë kur e kuptoni se jeni të gatshëm të kaloni jetën me dikë përgjithmonë, shtoi Roberts.
Brangelinët së shpejti do të shpërngulet për në Londër, ku aktorja do të punojë, ndërsa Brad do të kujdeset për familjen. Dasma, thuhet se do të organizohet në pronën e tyre në jug të Francës.





