Daniel Radcliffe dëshiron rol në Back to the future

Artikujt tjerė
- Daniel Radcliffe dëshiron rol në Back to the future
- Çfarë i ka ndodhur buzës së Lindsay Lohan
- Rozana Radi së shpejti me një klip të dedikuar dashurisë
- Elvana feston me fansat suksesin e saj në DWS
- Belen Rodriguez lë Fabrizio Coronën për balerinin
- Longoria dhe Eduardo janë pajtuar një muaj pas ndarjes
- Jolie dhe Pitt në muajin e mjaltit në Galapagos
- Çfarë po ndodh me krahët e Meg Ryanit
- Gomez sikletoset nga puthja me Bieber
- Çartet Rihanna pas publikimit të fotos me drogë
Los Angeles, 23 prill - Aktori Daniel Radcliffe dëshiron të aktrojë në vazhdimin filmit Back to the future dhe të marrë rolin e Marty McFly, të cilin në pjesët e deritashme të filmit e kishte luajtur Michael J. Fox.
I shkurtër dhe hiperaktiv. Kjo tingëllon sikur dikush më ka përshkruar mua, ndërsa i tillë është edhe karakteri i Martyt, të cilin deri tani e ka aktruar J. Fox. Përveç kësaj, ky gjithmonë ka qenë filmi i preferuar për mua, ka thënë 22-vjeçari Radcliffe për The Sun.
Pasi që ka filluar të aktrojë qysh si fëmijë, Daniel në intervistë ka zbuluar: Në setin e xhirimeve kam qëndrim mbrojtës ndaj aktorëve të rinj sepse e di nga shembulli im që nuk e kanë lehtë. Jam rritur në setin e xhirimeve të Harry Potter dhe si fëmijë ishte argëtuese për mua, por edhe e lodhshme. Kështu, duke gjykuar sipas përvojës sime, gjithmonë mundohem që fëmijët aktorë të argëtohen gjatë xhirimeve.







