Adhuruesit e Rihannas e kërcënojnë me vdekje Tran Karruechen

Artikujt tjerė
- Adhuruesit e Rihannas e kërcënojnë me vdekje Tran Karruechen
- Tani edhe të brendshme Kardashian Kollection Intimates
- Judd dëshiron të duket më e re
- Pronarja e LOreal nën hetime, shkaku i presidentit francez
- Fundi i romancës Pique-Shakira?
- Dafina me Ledrin - bashkë në LA
- Familja Jolie-Pitt shtohet me dy anëtarë
- Vajza e Madonnës, bëmë mama të të ngjaj
- Leonardo DiCaprio në kërkim të dashurisë së vërtetë
- Kë xhelozon Cindy Crawford
Duket se zënka e dy vajzave shkoi pak si shumë larg. E dashura e Chris Brown, Tran Karrueche, u ankua tek miqtë e saj se adhuruesit e së famshmes Rihanna, e kanë kërcënuar me vdekje, raporton TMZ.
Para disa ditësh Rihanna dhe Karrueche janë fjalosur nëpërmjet rrjeteve sociale. Së pari, Rihanna ka vënë një foto në Twitter me biskota të orizit (duke aluduar në faktin se Karrueche është vietnameze), pastaj Tran në statusin e saj në Facebookut postoi "Unë jam Angelina, ju jeni Jenniffer (Aniston). Le të shohim se ku është Brad. Por duket se disa adhurues të Rihannas këtë zënke e kanë marrë (shumë) seriozisht.
Shpresojmë që Rihanna do të të rrahë si kaun Ki kujdes, Do të të vrasim, janë vetëm disa nga kërcënimet që ka marrë Karueche.
Pas këtyre kërcënimeve Karrueche ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, tani ajo kudo që shkon, përcillet nga truprojat e saj.







