Edhe Clooney e ka provuar drogën gjatë rinisë

Artikujt tjerė
- Edhe Clooney e ka provuar drogën gjatë rinisë
- Britney Spears paguan kompaninë konsultuese që të tërheqë padinë
- David Beckham shpallet sportisti më me stil
- Whitney Houston ka edhe një djalë të adoptuar
- Adele shmang makinat, dëshiron një helikopter
- Elvana Gjata kuq e zi në Londër
- Adelina refuzon nominimin pa flamur
- Dëgjoni Remixin e Rihannas dhe Chris Brown (video)
- Miley Cyrus tashmë ka edhe tatton e njëmbëdhjetë
- Kate Middleton , çfarë i dhuroi Williamit për Shën Valentin
Los Angeles, 22 shkurt - Edhe pse duket se ka çdo gjë në jetë, ylli filmit George Clooney thotë se ndonjëherë ndihet i vetmuar. Për Hollywood Reporter ka zbuluar se ka probleme me pagjumësinë dhe zgjohet pa ndonjë arsye nga pesë herë gjatë natës dhe ndjen dhimbje kronike në shpinë, si dhe u rrëfye që ka marrë kokainë gjatë rinisë.
"Të gjithë ata që thonë se kurrë nuk ndjehen të vetmuar gënjejnë. Je i vetmuar në vendet ku ka shumë njerëz", ka thënë Clooney, dhe deklaroi se më së shumti i vetmuar është ndier në marrëdhëniet e këqija. Një prej beqarëve më të kërkuar të Hollywoodit, i cili është tani në lidhje me ish-mundësen Stacy Keibbler, pranoi se femrat e tij dinin ta mashtrojnë atë, ta lënë dhe ta braktisin për ndonjë mashkull tjetër.
Duke folur në lidhje me alkoolin dhe drogat, ai ka thënë: "Ndonjëherë pi shumë. Kënaqem me alkool dhe më ka ndodhur ta kaloj kufirin dhe të dehem pa ndonjë arsye. Dhe për këtë e ndala. Që prej Vitit të Ri nuk pi." Në moshën e rinisë ka marrë kokainë, por thotë se nuk ka krijuar varësi, nuk kishte probleme me këtë.








