Britney Spears paguan kompaninë konsultuese që të tërheqë padinë

Artikujt tjerė
- Britney Spears paguan kompaninë konsultuese që të tërheqë padinë
- David Beckham shpallet sportisti më me stil
- Whitney Houston ka edhe një djalë të adoptuar
- Adele shmang makinat, dëshiron një helikopter
- Elvana Gjata kuq e zi në Londër
- Adelina refuzon nominimin pa flamur
- Dëgjoni Remixin e Rihannas dhe Chris Brown (video)
- Miley Cyrus tashmë ka edhe tatton e njëmbëdhjetë
- Kate Middleton , çfarë i dhuroi Williamit për Shën Valentin
- I dashuri i Anistonit, Justin: Po funksionon çdo gjë në romancën tonë
Los Angeles, 22 shkurt - Këngëtarja Britney Spears do ta paguajë firmën konsultuese "Brand Sense Partners" që ti tërheqë akuzat kundër saj. Krerët e kësaj kompanie pohojnë se ylli nuk ka vepruar në përputhje me marrëveshjen me të cilën atyre duhet tu takojnë 35 për qind të fitimeve nga shitja e parfumit të këngëtares, Radiance.
Pasi që kompania konsulente "Brand Sense Partners" ka bashkuar Britney Spearsin me markën e njohur kozmetike "Elizabeth Arden" për të promovuar parfumin e saj të ri, këngëtarja u ka premtuar atyre 35 për qind të fitimeve. Megjithatë, siç transmeton "Daily Mail", zyrtarët e kompanisë pohojnë që kjo nuk ka ndodhur.
Prandaj, ata vendosën të bënin një padi në bazë të së cilës Britney është dashur ti paguajë ata dhjetë milionë dollarë. Këngëtarja mendon se asaj nuk do ti paguhet po të fillojë procesi gjyqësor, dhe kështu vendosi që të paguajë shumën të cilën nuk dëshiroi ta zbulojë.
Kompania "Brand Sense Partners ka akuzuar yllin dhe të atin e saj për mashtrim dhe shkelje të kontratës. Siç thonë zyrtarët e kompanisë këngëtarja ka "bërë një marrëveshje të veçantë me kompaninë Elizabeth Arden duke u përpjekur që të anashkalojë detyrimet që ka ndaj nesh.









