• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Është koha e Ritas? Ora edhe në Emiratet e Bashkuara

Publikuar: 31.10.2012 - 14:38

Abu Dhabi, 31 tetor - Karriera e saj nisi disi në mënyrë modeste. Por shumë shpejt ajo arriti të jete në maja të klasifikimeve të top-listave botërore. Këngët që i kanë dhënë më shume sukses janë "Hot Right Now" dhe kulmi arriti më pas bashkëpunimit me këngëtarin, Tempah Tinie me këngën “R.I.P”, shkruan Saeed Saeed, gazetar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për revistën e këtij shteti “thenational”.

Albumi i saj i fundit "Ora" është lansuar së fundmi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe suksesi është befasues. "Reagimet për këtë album kanë qenë mahnitëse, sidomos në SHBA. Ndjehem krenare që kam sukses atje. Sepse nëse një artist arrin të hyjë në treg në SHBA, kjo është me të vërtetë diçka", thotë Rita Ora. Suksesi i saj në SHBA nisi me bashkëpunimin me reperin Jay-Z. Ata janë njohur në një klub të njohur në SHBA "40/40". Dhe ja si e rrëfen Rita këtë moment. "Unë isha në klub dhe isha komplet e lagur nga pasi pak më parë kishte rënë shi. Flokët i kisha shumë keq dhe kisha veshur një bluzë. Aty jam njohur me Jay-Z. I thashë, emri im është Rita dhe ai buzëqeshi. Shkuam në studio dhe dëgjuam muzikë për një orë", thotë 21-vjeçarja Ora.

Ajo thotë se pavarësisht se njihet si një këngëtare britanike, ka një formim multikulturor dhe përmend origjinën e saj nga Kosova. "Kultura e Kosovës ka qenë shumë ë rëndësishme në shtëpinë tonë. Unë flas shqip rrjedhshëm, sepse nëna ime dhe babi im flisnin gjithmonë në shtëpi shqip. Babai im kishte edhe një koleksion të mahnitshëm disqesh dhe muzika ishte gjithçka që më shoqëronte në shtëpi", thotë ajo. Ora flet edhe projektet e reja duke theksuar se është drejt punimit të një albumi të ri që mund të quhet "Arti dhe Jeta".

 

Komente (1)

agimi31.10.2012/23:46

E uroj qe nje yll Shqiptare qe po arrin fame botrore veq uroj qe nga fama dhe krylartesija te kete kujdes se veq krenarija le te mendo qe veq Zoti eshte mbi te gjitha ta merr parasysh kette keshill .

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell