• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rita Ora promovon klipin e xhiruar në Kosovë

Publikuar: 27.10.2012 - 19:15

Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light". Xhirimet për video-klipin “Shine Ya Light”, Rita Ora i ka bërë në Kosovë.

Spoti fillon me një fëmijë i cili thotë që Rita Ora po vjen.

Këngëtarja kosovare në klip ka shumicën e skenave që i kemi parë edhe gjatë xhirimeve përderisa klipi i saj fillon me flamurin e Kosovës.

Po ashtu Rita fillimin e videos e fillon me flamurin e Kosovës të mbështjell për kokën e saj ndërkaq nuk mungojnë edhe skena të tjera siç janë ato para Newborn.

Qindra kosovarë e patën pritur atë, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe para pallatit të Rinisë, ku këngëtarja me famë botërore, kishte kryer xhirime mbi obeliskun “Newborn”.

Me këtë rast britanikja, Daily Mail, e pati shënuar vizitën e pop këngëtares në Kosovë, duke thënë se “ajo u kthye te rrënjët e saj” për të kryer xhirime për spotin e ri.

Ylli, sipas Daily Mail, “dëshiron të ndihmojë që ta vendosë fuqishëm vendin e saj në hartë, duke xhiruar videoklipin e fundit në qytet”.

Dhe, gjykuar nga videoklipi, Rita Ora duket e ka arritur një gjë të tillë.

Rita Ora ka arritur suksesin e madh në Britani, me hitet e saj, të cilat janë ngjitur në majë të toplistave botërore.

Rita ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.

Komente (5)

viki29.10.2012/13:17

rita arriti me na ba krenar,qe jemi shqipetar.
por,pyes veten se si ndihet te gjithe ata artist dhe njerez te tjeshte qe jane turpnu me fol shqip dhe me i mesu femijet e vet me fol shqip .
jo rastesisht edhe prinderit dhe gjyshin i ka me fakultet.

toni27.10.2012/22:06

RITA ORA REPSPEKT JE DIVA E KOSOVES shum spoti i mir lile like like like e meriton 1

arta shyti27.10.2012/21:59

i lumte rita ores

Fatosi27.10.2012/19:49

Brravo i qoftƫ Ritƫs qƫ ka bƫr ket videoklip nƫ Kosovƫ.Metƫvƫrtet kjo ƫshtƫ veper qƫ kurr mos me harruar.
I urojƫ nga zemra edhe shumƫ suksese Ritƫs.

llapi27.10.2012/19:24

e meriton sa ma shum like mej ba mbi 50 milion klikime respekt rita ora

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell