• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Një natë me George Clooney kushton së paku 22 mijë dollarë

Publikuar: 02.10.2012 - 09:07

New York, 2 tetor - Beqari i përjetshëm, George Clooney, është ekspozuar në ankandin në të cilin mblidhen para për rrjetin amerikan të edukimit dhe homoseksualëve.

Ai që ‘blen’ aktorin në këmbim do të marrë një darkë intime me yllin simpatik të Hollywoodit.

Momentet me fituesin Oscarit janë vlerësuar në 22 mijë dollarë ndërsa zonjat e interesuara, por edhe burrat, për aktorin do të garojnë deri më 11 tetor të këtij viti në portalin amerikan “CharityBuzz”.

Aktori ka qenë prej kohësh një përkrahës i fuqishëm i komunitetit homoseksual dhe mbështetës i organizatës “Glsen”, e cila punon për të siguruar mjedise të sigurta dhe përkrahje për shkollimin e të rinjve homoseksual, biseksual dhe transeksual.

Kjo nuk është hera e parë që aktori 51-vjeçar tregon zemërgjerësinë e tij pasi që ditë më parë i dashuri i Stacey Keibler ka organizuar një darkë bamirësie në shtëpinë e tij, në të cilin kanë qenë prezent më shumë se 150 persona. Vlen të theksohet se çdo person i cili erdhi në këtë ndejë ka paguar nga 40 mijë dollarë dhe kështu mund të supozojmë se janë mbledhur miliona dollarë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell